LAJMI I FUNDIT:

Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit – IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit – IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka miratuar disa ndryshime në ligjet e lojës për sezonin 2025/26.

Një nga përditësimet më të mëdha ka të bëjë me mbajtjen e topit nga portierët për një kohë të gjatë.

Sipas ligjit të ri 12.2, nëse një portier e mban topin për më shumë se tetë sekonda, skuadrës kundërshtare do t’i jepet një goditje këndi në vend të një goditjeje të lirë indirekte.


IFAB gjithashtu ka prezantuar udhëzime të reja për Ligjin 3.10 në lidhje me kapitenët e ekipeve. Garat tani do të kenë mundësinë për të zbatuar një rregull që lejon vetëm kapitenin t’i afrohet gjyqtarit në situata specifike.

“Bashkëpunimi më i fortë midis kapitenëve dhe gjyqtarëve mund të ndihmojë në futjen e niveleve më të larta të drejtësisë dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar IFAB.

Ndryshime të mëtejshme përfshijnë një përditësim të Ligjit 8.2 për hedhjen e topit. Nëse topi është jashtë zonës së penalltisë kur loja ndalet, ai do t’i bjerë skuadrës që kishte ose do të kishte fituar posedimin.

Nëse gjyqtari nuk mund të përcaktojë posedimin e topit, topi do t’i shkojë ekipit të fundit që e ka prekur atë.

Gjithashtu, Ligji 9.2 është përshtatur. Nëse një zyrtar i skuadrës, zëvendësues ose ndonjë lojtar tjetër përkohësisht jashtë fushës prek topin ndërsa ai po largohet nga loja pa qëllim të padrejtë, do të jepet një goditje e lirë indirekte pa marrë masa disiplinore.

Garat tani do të kenë mundësinë që gjyqtarët të bëjnë njoftime publike pas rishikimeve të VAR-it.

“Gjyqtarët do të shpjegojnë vendimet e tyre pas kontrolleve të gjata VAR për të rritur transparencën”, konfirmoi IFAB.

Zyrtarët e ndeshjes do të kenë gjithashtu udhëzime të reja pozicionimi, me ndihmës gjyqtarë të udhëzuar që të rreshtohen me pikën e penalltisë gjatë vendimeve për gol/jo gol dhe në situatat kur portieri kalon vijën në pritjen e penalltive.

Këto ndryshime të rregullave do të zbatohen në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025, e cila fillon më 14 qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ndërkombëtare
Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Ligue 1
Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Premier League
Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit konfirmon një përditësim të madh për situatën me Darwin Nunez

Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit konfirmon një përditësim të madh për situatën me Darwin Nunez

La Liga
Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Premier League
Kalo në kategori