LAJMI I FUNDIT:

Nga paraqitja ndaj Shkupit, ndeshja kthyese, synimet dhe ëndrra – Edvin Kuc flet për të gjitha

Nga paraqitja ndaj Shkupit, ndeshja kthyese, synimet dhe ëndrra – Edvin Kuc flet për të gjitha

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc ka folur për të gjitha në një intervistë të shkurt me Telegrafin, duke filluar nga fitorja ndaj Shkupit, ndeshja kthyese e pas një jave, por edhe për synimet individuale dhe ekipore.

Ballkani e mbylli sezonin 2021/22 si kampion në Superligën e Kosovës, duke bërë histori pasi ishte titulli i parë ndonjëherë që nga themelimi.


Megjithatë, trofeu i kampionit nuk i dha vetëkënaqësi therandasve, por vetëm sa i motivoi për paraqitje dinjitoze në garat evropiane.

Kampioni i Kosova, Ballkani u eliminua nga raundi i parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, por po vazhdon me shumë sukses në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Pas kalimit të dy raundeve, therandasit tani gjenden në fazën “Play-Off” dhe janë vetëm një ndeshje larg sigurimit të grupeve në garën e tretë evropiane për klubeve.

Hap gjigant drejt fazës së grupeve - Ballkani i jashtëzakonshëm fiton në Shkup
Lexo po ashtu Hap gjigant drejt fazës së grupeve - Ballkani i jashtëzakonshëm fiton në Shkup

Ballkani fitoi me rezultat 2-1 në udhëtim te Shkupi në ndeshjen e parë dhe ndeshja kthyese luhet pas një jave në Prishtinë, duke i dhënë mundësi “Xhebrailave” të sigurojnë një vend në grupet e Ligës së Konferencës.

Kjo do të ishte një arritje historike për klubin therandas, por edhe për gjithë futbollin e Kosovës, pasi asnjë klub deri më tani nuk ka arritur as fazën “play-off” të garave evropiane, e lërë më grupet.

Njëri nga lojtarët më të dalluar dhe më meritor në sukseset e Ballkanit këtë sezon, padyshim se është edhe kapiteni i tyre, Edvin Kuc.

Kuc është ‘motori’ i skuadrës, por edhe kapiteni që ‘drejton anijen’ drejt arritjes me sukses në cakun e dëshiruar. Dhe pikërisht Kuc, ka folur në një intervistë me portalin Telegrafi, në lidhje me fitoren ndaj Shkupit, ndeshjen kthyese, por edhe synimet individuale dhe ekipore.

“E dinim që në fillim se do të ishte një lojë e vështirë, një fushë mjaft e vështirë për të luajtur, pranuam një gol të hershëm, por u kthyem shpejt. Shkupi është një skuadër që ka shumë cilësi individuale, sidomos në pjesën sulmuese, e kanë treguar edhe në kualifikuese, nuk kanë arritur rastësisht në play-off”, ka thënë fillimisht Kuc për Telegrafin.

“Kemi kryer vetëm 50 për qind të punës, duhet të japim shumë për të kaluar tutje. Arritëm një rezultat pozitiv, pres që një numër i madh i tifozëve të na mbështesin në këtë arritje historike”.

“Objektivi i Ballkanit është gjithmonë fitorja. Ne jemi kampionët aktualë, kemi treguar se jemi një ekip shumë cilësor, do të jetë një orar i ngjeshur, por për këtë jemi përgatitur gjatë gjithë këtyre viteve. Të dielën e nisim ndeshjen e parë të kampionatit, nuk kemi shumë kohë për të pushuar, duhet të rikuperohemi sa më shpejt dhe sigurisht të tregojmë se kush janë kampionët”.

“Sinqerisht, kam pasur gjithmonë një ëndërr dhe një vizion, sepse mendoj se një person që nuk ka një vizion, nuk mund të përparojë.  Kemi arritur shumë suksese historike, pres që të ketë më shumë, sepse Ballkani si klub e meriton!”, përfundoi kapiteni i Ballkanit.

Ndryshe, Kuc erdhi te Ballkani në janarin e vitit 2019 dhe nga ajo kohë ai është kthyer në njërin nga lojtarët më të pëlqyer për tifozët, teksa paraqitjet e tij janë përmirësuar vit pas vite, duke e bërë mesfushorin edhe lider të ekipit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori