LAJMI I FUNDIT:

Nga një muaj paraburgim për tre gjilanasit të përfshirë në një rrahje

Nga një muaj paraburgim për tre gjilanasit të përfshirë në një rrahje

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30  ditë të pandehurve B. T., A. T. dhe A. S.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit pa kurrfarë shkaku e kanë goditur të dëmtuarin F. G. në mënyrë të pamëshirshme me boksa dore dhe këmbë duke treguar shkallë të lartë të disponimit kriminal ndaj integritetit trupor të të dëmtuarit në fjalë, po ashtu i pandehuri B. T. në çantën e dorës ka poseduar revolen e cila edhe i është sekuestruar nga ana e policisë, ndërsa tek i A. S. është gjet shufër gome, mjet ky i përshtatshëm për marrjen e jetës ose shkaktimin e lëndimeve të rënda ndaj personit tjetër.


“Me këto veprime, i pandehuri B. T., si i vetëm ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa në bashkëveprim dyshohet kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të të pandehurve, për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori