LAJMI I FUNDIT:

Nga Messi te Tchouameni dhe Konate, formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve në Kupën e Botës

Nga Messi te Tchouameni dhe Konate, formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve në Kupën e Botës

Redaksia e sportit në portalin Telegrafi ka zgjedhur formacionin më të mirë pas dy gjysmëfinaleve të zhvilluara gjatë të martës dhe mërkurës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

E marta dhe e mërkura mbrëma ishin të rezervuara për ndeshjet gjysmëfinale në Katar, ku të dy ndeshjet ishin shumë interesante.

Të martën mbrëma u zhvillua ndeshja mes Argjentinës dhe Kroacisë, ku fitore shënuan Albiceleste me rezultat të pastër 3-0.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lionel Messi dhe dy të tjerë nga Julian Alvarez.

Në ndeshjen tjetër mes Francës dhe Marokut fitore shënuan “Gjelat” me rezultat 2-0, falë golave nga Theo Hernandez dhe Rangal Kolo Muani.

Por, kush ishin lojtarët që shkëlqyen dhe patën paraqitje më të mira individuale gjatë ndeshjeve gjysmëfinale?

Redaksia e sportit në portalin Telegrafi, sikurse në çdo fazë të Kupës së Botës, edhe në gjysmëfinale ka zgjedhur formacionin më lojtarët më të mirë.

I gjithë formacioni thuajse është i përbërë nga lojtarët e Argjentinës dhe Francës, që përfaqësohen me nga pesë lojtarë, ndërsa një është nga Maroku.

Në portë gjenden Hugo Lloris, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Nahuel Molina, Nicolas Otamendi, Ibrahima Konate dhe Hernandez.

Në mesfushë renditen Azzedine Ounahi, Aurelien Tchouameni dhe Enzo Fernandez, ndërsa sulmi përbëhet nga Messi dhe Alvarez, të ndihmuar nga Antoine Griezmann pas tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

La Liga
Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

La Liga
Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

La Liga
Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

La Liga
Kalo në kategori