LAJMI I FUNDIT:

Nga komoja e zakonshme deri te ajo fantastike në vetëm pesë hapa

Nga komoja e zakonshme deri te ajo fantastike në vetëm pesë hapa

Ngjyrosja është një mënyrë e thjeshtë dhe e provuar se si mund të rifreskoni një mobile të vjetër dhe t’i jepni asaj një shans për t’u përshtatur në një enterier modern

Gjithashtu, ngjyrosja është një opsion i mirë nëse doni të përshtatni një pjesë të re të mobilieve në stilin tuaj dhe ta përshtatni atë më mirë në dizajnin e enterierit ekzistues, transmeton Telegrafi.


Ne ju zbulojmë një ide të shkëlqyeshme për transformimin e një komoje prej druri në pesë hapa të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Materiali i kërkuar:

∙ Bojë shkumës për mobiliet në ngjyrë të bardhë mat
∙ Bojë për mobilie në ngjyrë ari me shkëlqim metalik
∙ Bojë mobiliesh në të zezë me një shkëlqim saten
∙ Laps grafit
∙ Shirita mbrojtës
∙ Furça bojërash

Mënyra e përpunimit:

1. Pastroni komonë

Para se të lyeni mobilien, është e nevojshme t’i pastroni të gjitha sipërfaqet nga pluhuri dhe njollat e yndyrshme.

Merrni një leckë të butë mikrofibre dhe eliminoni të gjitha papastërtitë.

2. Holloni bojën

Merrni një sasi të vogël të bojës së bardhë mat dhe hollojeni atë me ujë. Përpjesëtimi më i mirë është nëse në dy të tretet e ngjyrës qitni një të tretën e ujit.

Përzieni mirë dhe qiteni në gjithë sipërfaqen e komosë. Lyeni me një ose më shumë shtresa ngjyrash, sipas dëshirës. Lëreni të thahet.

3. Krijoni larat

Me laps grafit më parë vizatoni larat sipër sipërfaqes së parë të komosë, pastaj në vendet e shënuara ngjitni shirita mbrojtës në mënyrë që të formohen larat të cilat dëshironi t’i krijoni si rezultat përfundimtar.

4. Ngjyrosni larat

Duke përdorur brusha më të vogla për ngjyrosje, ngjyrosni çdo segment me ngjyrën të cilën e dëshironi.

Larat gjeometrike në këtë shembull janë në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe të artë, mirëpo ju zgjidhni larat dhe kombinimin e ngjyrave të cilat më së miri përshtaten në enterierin tuaj. Prisni që ngjyra të thahet.

5. Hiqni shiritat

Vetëm kur ngjyra të thahet në tërësi, me kujdes hiqni të gjithë shiritat.

Komonë, sipas nevojës, mund ta lyeni me dyllë transparent i cili do të mbrojë drurin dhe do ta bëjë më rezistues ndaj gërvishtjes apo ujit, gjë që është opsion i mirë nëse mbi komo ia ndërroni rrobat bebes.

/Telegrafi/