David Cameron është shprehur në mbështetje të sulmeve të Ukrainës kundër objektivave ruse duke përdorur armët britanike.
Nga kryeqyteti ukrainas, sekretari britanik tha se është vendimi i Ukrainës se si t’i përdorë armët dhe “ka të drejtë absolute” t’i kundërpërgjigjet sulmeve nga Rusia.
Siç raportohet, Britania e Madhe ka furnizuar Ukrainën me pajisje me vlerë miliarda paund, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Për sa i përket asaj që bëjnë ukrainasit, është vendimi i tyre se si t’i përdorin ato armë, ata po e mbrojnë vendin, ata u pushtuan ilegalisht nga Putini andaj duhet t’i ndërmarrin këta hapa”, tha Cameron.
“Por le të jemi absolutisht të qartë, Rusia ka nisur një sulm në Ukrainë dhe Ukraina ka plotësisht të drejtë për t’iu kundërpërgjigjur”, shtoi sekretari.
I pyetur nëse kundërsulmi përfshin objektiva brenda Rusisë, Cameron tha: “Ky është vendimi i Ukrainës”.
“Ashtu si Rusia që po godet brenda Ukrainës, edhe Ukraina e ndjen nevojën për t’u mbrojtur”.
Ndryshe, David Cameron vizitoi Ukrainën pasi qeveria britanike njoftoi të paktën 3 miliardë paund në vit mbështetje ushtarake për ushtrinë ukrainase.
Bëhet e ditur se gjatë vizitës së tij ai u takua edhe me presidentin Volodymyr Zelensky.
Paketa e 3 miliardë paundëve do të përfshijë bomba të drejtuara me saktësi, raketa dhe pajisje që ia mundësojnë ukrainasve rrëzimin e dronëve dhe raketave ruse.
Gjithashtu, sekretari konfirmoi edhe një paketë tjetër 36 milionë paundëshe, 20 milionë prej tyre fonde emergjente pas sulmeve të fundit në infrastrukturën e Ukrainës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri