LAJMI I FUNDIT:

Nga Kamenica dy autobusë me të rinj nisen për Kroaci

Nga Kamenica dy autobusë me të rinj nisen për Kroaci

Dy autobusë me të rinj janë nisur rreth orës 21:30 nga Kamenica për në Kroaci.Një kompani nga ky qytet ka krijuar bashkëpunim me biznese të ndryshme në shtetin fqinj, të cilat po ofrojnë vende pune për të rinj nga ky qytet.

Madje shumë kompani nga ky qytet thonë të kenë mbetur pa punëtorë pasi shumë të rinj po ia mësyjnë Kroacisë për një vend pune krahas edhe një pagese të majme.


Qazim Jashari, qytetar i kësaj komune ka treguar disa nga arsyet përse qytetarët e kësaj komune po largohen.

Ai thotë se ka familjarë që janë larguar nga Kamenica duke kërkuar një jetë më të mirë. Përmend pagën më të mirë si dhe për punën më të lehtë që sipas tij po bëhet atje.

“Sot niset djali i vëllait për Cyrih atje e ka 5 euro orën, pra kushte ma të mira se këtu. Qysh ka fillua nga janari deri më tani është një numër mjaftë i madh. Kam edhe të afërt të tjerë që kanë udhëtuar para 6 muajve, para 3 muajve dhe dita e ditës komuna jonë po zbrazet nga të rinjtë ku edhe kuadro me fakultet dhe me magjistra me u largua për një pagë më të mirë se që është në komunë tonë 130”, ka deklaruar ai për T7.

“Po atje paga është 5 euro ora dhe punë ma pagë se këtu, po ashtu edhe sigurimi shëndetësorë. Pas 10 dite merr dhe sipas informacioneve që i kemi merr nënshtetësinë kroate dhe punë ka më pak se këtu që punon për 12 euro” ka përfunduar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori