LAJMI I FUNDIT:

Nga Ischgl, coronavirusi ka udhëtuar në pesë kontinente – qendra austriake e skijimit ka qenë “bashkëpunëtore” e virusit në 55 vende

Nga Ischgl, coronavirusi ka udhëtuar në pesë kontinente – qendra austriake e skijimit ka qenë “bashkëpunëtore” e virusit në 55 vende

Në qendrën e skijimit Ischgl në Austri, me coronavirus janë infektuar skiatorë nga pesë kontinente të botës.

Sipas Shoqatës austriake për Mbrojtjen e Konsumatorit (VSV), që ka njoftuar për padinë kolektive të infektuarve, deri më tani janë lajmëruar 5.384 persona nga 55 vende të ndryshme të botës, të cilët pretendojnë se janë infektuar në Ischgl dhe në një masë më të vogël në vendpushimet e tjera në provincën e Tirolit, San Anton dhe Selden, transmeton Telegrafi.


3.680 janë nga Gjermania, të pasuar ngas 526 holandezë, 152 ngas Britania e Madhe, 133 nga Zvicra dhe 82 nga Danimarka. E nga Austria, padisë po i bashkohen 203 qytetarë si dhe 34 tjerë nga SHBA-të.

Rastet e dokumentuara janë pothuajse nga të gjitha anët e botës, nga Brazili, Singapori, Zimbabve, Australia dhe Kamboxhia.

Sipas revistës vjenezë “Profil”, këto shifra “nuk janë fryrë”, por se tregojnë vetëm një përqindje të vogël të të gjithë të infektuarve në qendrën e skijimit.

Edhe 42 norvegjezë raportohet se janë infektuar në Ischgl, kurse numri zyrtar i norvegjezëve që janë kthyer të sëmurë nga qendra e skijimit të Austrisë është 16 herë më e madhe. /Telegrafi/