LAJMI I FUNDIT:

Nga IML-ja thonë se “vetëm policia për momentin ka qasje në videot e laboratorëve” – Abazi sot intervistohet nga Prokuroria për deklaratat lidhur me rastin Dehari

Nga IML-ja thonë se “vetëm policia për momentin ka qasje në videot e laboratorëve” – Abazi sot intervistohet nga Prokuroria për deklaratat lidhur me rastin Dehari

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari.

Abazi javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).


Ai gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

“IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Dhe platforma e LVV-së ka qenë që drejtësia duhet të dal në dritë”, ishte shprehur Abazi.

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Abazi kërkon që prokuroria të intervistojë Kurtin e Haxhiun
Lexo po ashtu Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Abazi kërkon që prokuroria të intervistojë Kurtin e Haxhiun

Ndërkaq, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka njoftuar se ka kërkuar që ai të jetë prezent gjatë marrjes në pyetje të Abazit.

“Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori. A do të na thërras Prokuroria apo jo e marrim vesh të martën”, ka shkruar Gashi.

Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka hedhur dyshime se mostrat e gjakut të Astrit Deharit mund të jenë zhdukur shumë më herët se që është raportuar zyrtarisht.

Sallahu në RTV Dukagjini ka thënë se sipas drejtorit të IML-së, kamerat e sigurisë edhe në momentin e raportimit të zhdukjes së mostrave kanë funksionuar normalisht.

Sallahu hedh dyshime: Mostrat e Astrit Deharit mund të jenë zhdukur më herët se që është raportuar
Lexo po ashtu Sallahu hedh dyshime: Mostrat e Astrit Deharit mund të jenë zhdukur më herët se që është raportuar

“Mostrat e gjakut të Astrit Deharit janë parë në epruveta në tetor të vitit 2021 atëherë kur i janë dhënë institutit zviceran për raportin e dytë. Pra ka mundësi që lajmërimi i rastit me humbjen e mostrave nuk është i njëjtë. Pra mostrat mund të jenë zhdukur shumë më herët”.

Katër punëtorët e suspenduar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për shkak të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, raportohet se janë kthyer në punë, në bazë të një vendimi të Komisionit brenda Institutit.

Ditor Haliti, zv.drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, tha se katër punëtorët e suspenduar me vendim të komisionit disiplinor me 8 dhjetor të vitit 2022, janë rikthyer në punë.

Në pyetjen rreth akuzave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari, Haliti tha se nuk kanë pasur qasje në ato video, sepse janë marrë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Haliti tha në RTK se policia është duke i shqyrtuar ato, derisa tha se nuk ka asnjë informatë nëse ka ndonjë regjistrim apo ndonjë fakt rreth asaj se kush i ka marr këto mostra.

Zhdukja e mostrave të Deharit, zv.drejtori i IML-së: Vetëm policia për momentin ka qasje në videot e laboratorëve
Lexo po ashtu Zhdukja e mostrave të Deharit, zv.drejtori i IML-së: Vetëm policia për momentin ka qasje në videot e laboratorëve

“Ne i kemi kamerat të cilat e survejojnë hapësirat e IML-së duke përfshirë edhe ato të laboratorit, ato incizohen në serverët tanë të cilët janë marrë nga policia, dhe ne nuk i kemi parë, vetëm policia për momentin ka qasje në ato video dhe vetëm ata mund të thonë nëse ka diçka konkrete lidhur me këtë apo jo”, ka thënë të dielën Haliti.

Ndërkaq, koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda në një konferencë për media ka kërkuar të zbardhet rasti i zhdukjes së mostrave të Rastit Dehari nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Gruda i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit të intervistoj Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas daljes në publik të fakteve të reja dhe ndërhyrjeve të Qeverisë në këtë rast.

“Rasti Dehari, është një rast tragjik, më të cilin nuk mund të vazhdohet të bëhet politikë, prandaj kërkojmë nga prokuroria e shtetit që të intervistoj Kryeministrin Kurti dhe Ministren Haxhiu për të zbardhur përfundimisht se kush dhe si i zhduku mostrat e rastit Dehari, në mënyrë që të zbardhet e vërteta e plotë e këtij rasti tragjik. Prandaj, kërkojmë drejtësi për Rastin Dehari”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori