Nga i padëshiruari te hero i Dinamo Zagrebit, mediumi i madh kroat e ngrit në qiell Arbër Hoxhën

Dinamo hapi fazën e grupeve të Ligës së Evropës me një fitore 3–1 në Maksimir kundër Fenerbahçes.
Blutë kaluan në epërsi me një gol të Dion Belja në minutën e 21-të, ndërsa Sebastian Szymański barazoi pesë minuta më vonë. Belja i dha Dinamos përsëri epërsinë në minutën e 50-të, me asist nga Arber Hoxha, ndërsa golin e tretë e shënoi Monsef Bakrar në minutën e 93-të.
Hoxha, së bashku me golashënuesin e dyfishtë Belja, u bë protagonist i fitores së madhe evropiane të klubit të Zagrebit. Jo vetëm për shkak të asistimeve, por edhe për ndikimin e përgjithshëm në lojë.
Tanimë mediumi më i madh kroat 'Index.hr' ka shkruar një shkrim të gjatë duke lavdëruar paraqitjen e Arbër Hoxhës dhe formën e shkëlqyer që po kalon ish-sulmuesi i Prishtinës, Ballkanit dhe Slaven Belupos.
"Arbër Hoxha ka qenë vendimtar në dy sfidat e fundit të Dinamo Zagreb, duke i siguruar dy fitore të mëdha, në kampionat ndaj rivalit të madh Hajduk Split ku shënoi gol dhe tani ndaj Fenerbahces me një asistim".
"Sulmuesi 26-vjeçar, i cili në prag të sezonit ishte konsideruar si tepër i kufizuar në formacionin sulmues të Mario Kovacevic, pati shansin e tij në 11-shen e parë kundër Hajdukut në Poljud të shtunën e kaluar".

"Në paraqitjen e tij të parë nga minuta e parë këtë sezon, ai shënoi një gol, ndërsa kundër Fenerbahçes shtoi edhe një asist, duke konfirmuar se aktualisht është anësori i majtë më i fuqishëm i Dinamos. Kjo konfirmohet edhe nga shifrat kundër Fenerbahçes".
"Hoxha dukej si një sulmues anësor modern evropian kundër një skuadre të shtrenjtë turke. Ai ishte i pranishëm në çdo pjesë të fushës, siç dëshmohet nga shifrat nga faza mbrojtëse. Ai fitoi tetë nga 13 duele tokësore dhe një duel ajror, kreu një faull dhe u ndëshkua dy herë me faul. Me ndihmën e mbrojtësit të majtë Bruno Gode, Hoxha ishte një kërcënim i përhershëm në krahun e majtë. Ai pati 49 prekje të topit, pesë nga tetë driblime të suksesshme, 21 pasime të sakta nga 27 dhe asistin për Beljan. Për këtë performancë, ai mori vlerësimin 8.2 sipas SofaScore, duke luajtur ndeshjen më të mirë dhe më të plotë që kur është pjesë e Dinamos".

"Reprezentuesi shqiptar, i cili deri në këtë ndeshje vinte nga stoli, kishte marrë vetëm 223 minuta në SHNL nën drejtimin e Kovacevic. Për atë kohë, Hoxha shënoi një gol dhe dha një asist. Para tij, Gabriel Vidovic, Luka Stojkovic dhe Cardoso Varela kishin pasur më shumë shanse, por asnjëri nga ata nuk ka arritur të gjejë formë të qëndrueshme në shtatë raundet e kampionatit vendas deri tani. Kovačević vendosi t’i besojë Hoxhës në dy ndeshjet më të vështira të Dinamos në fazat e hershme të sezonit".
"Hoxha është një lojtar krejtësisht i ndryshëm në profil, i cili i jep energji dhe shpejtësi sulmit. Kur driblimi i tij nuk i ndjek hapat, kjo mund të duket frustruese, por kur hyn në një ndeshje si kundër Shibenikut, ai është praktikisht i vetmi lojtar që i jep sulmit të Dinamos përshpejtim dhe një shans për të kaluar në finale".
"Hoxha nuk pati sukses menjëherë me ardhjen e presidentit Zvonimir Boban. Kur trajneri i ri filloi pastrimin e dhomës së zhveshjes në ditën e parë të qershorit, dukej se shqiptari do të ishte një nga shumë të përjashtuarit".
"Kjo duket edhe nga minutat e pakta që mori më parë – Kovacevic i dha shanse pasi pritej më shumë nga Vidovic, i cili nuk është sulmues i krahut të majtë nga natyra. Hoxha, nga ana tjetër, është pikërisht një lojtar i tillë".

"Kundër Hajdukut dhe Fenerbahçes në vetëm pesë ditë, ai ndryshoi plotësisht statusin e tij në Dinamo. Ai mbetet lojtari më konkret dhe më guximshëm i skuadrës. Lojtarë të tjerë mendojnë gjatë kur gjenden në situata për të konkretizuar sulmin, ndërsa Hoxha vepron instinktivisht dhe depërton nëpër zonën e kundërshtarit".
"Ndryshe nga sulmuesit e tjerë të Dinamos, të cilët shpesh duken të kujdesshëm dhe taktikorë, Hoxha është një lojtar krejtësisht tjetër. Ish-trajneri Sergej Jakirovic e quajti atë “raketë” për shkak të shpejtësisë dhe forcës që sjell në krahun e majtë. Ai ka vertikalitet dhe energji që i duhen skuadrës, madje edhe si një opsion nga stoli, dhe kundër Fenerbahçes tregoi se mund të bëjë akoma më shumë".
"Verën e kaluar, Jakirovic donte ta merrte Hoxhën te Hull City me një ofertë prej dy milionë eurosh, por Dinamo vendosi ta mbajë lojtarin. Sot, Hoxha shpërbleu besimin e klubit me tre pikë të vlefshme dhe një fitim prej 630 mijë eurosh, duke treguar se është një element kyç për skuadrën", shkruan ndër të tjera Index.hr. /Telegrafi/



















































