LAJMI I FUNDIT:

Nga fustani në uniformë ushtarake: Princesha spanjolle fotografohet gjatë stërvitjeve

Nga fustani në uniformë ushtarake: Princesha spanjolle fotografohet gjatë stërvitjeve
(Foto: Getty Images)

Princesha spanjolle, Leonor, ka mbërritur në Pirineje, ku do të ndjekë stërvitjen ushtarake në periudhën e ardhshme.

Mbretëresha e ardhshme e Spanjës është fotografuar në pistën e skive me kadetë të tjerë. Siç dihet, ajo e ka nisur vitin e parë të stërvitjes ushtarake në gusht të vitit të kaluar.


“Sikurse në të gjitha monarkitë parlamentare, trashëgimtari i fronit duhet të ketë një karrierë ushtarake. Në kohën e duhur, një grua do të jetë komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Në vitet e fundit, ne kemi bërë përpjekje të mëdha për t’i përfshirë femrat në forcat e armatosura”, ka thënë në të kaluarën ministrja e atjeshme e Mbrojtjes, Margarita Robles.

(Foto: Getty Images)

Në tetor, Leonor bëri betimin dhe kështu mori kushtin bazë për t’u bërë Mbretëresha e Spanjës.

Në një sallë të mbushur plot të Kongresit Spanjoll, në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm zyrtarë të shumtë, mes të cilëve edhe kryeministri i vendit, Pedro Sanchez. Sipas El Pais, 585 të ftuar ishin të pranishëm në eveniment.

(Foto: Europa Press/Getty)

“Betohem se do t’i kryej me besnikëri detyrat e mia, do ta mbroj dhe do të siguroj respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve, si dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe komuniteteve autonome dhe besnikërinë ndaj mbretit”, kishte thënë princesha gjatë betimit. /Telegrafi/

(Foto: Getty)