Nga e hëna punëtorët e ATK-së në grevë me orar të plotë, nuk do të kryejnë asnjë shërbim për qytetarët
Nga e hëna do të pezullohen të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. Sindikata e punëtorëve të ATK-së ka marrë vendim që të vazhdojnë grevën e tyre e tashmë me orar të plotë nga e hëna.
Kështu kanë njoftuar ata në një konferencë për media në lidhje me grevën që e kanë filluar një javë më parë.
Sekretarja e sindikatës, Arlinda Bajraj tha se kjo grevë është respektuar pothuajse nga të gjithë e stafit të ATK-së
“Sot vetëm ka përfunduar dita e shtatë e grevës. Këto ditë kemi mbajtur një gjysmë orari, vetëm pjesën e paradites me greva. Kjo ka ndodhë deri më tash për shkak të mos reflektimit nga qeveria apo Ministria e Financave, në lidhje me kërkesat tona. Kërkesat veç i kemi raportuar disa herë cilat janë ato. Për herë të fundit është dërguar zyrtarisht shkresa me 9 qershor, ku janë cekur të gjitha kërkesat dhe janë sqaruar arsyeshmëritë në lidhje me këto kërkesa. Deri më tani nuk kemi më asnjë konfirmim”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se qëllimi i tyre nuk është që të dëmtohen tatimpaguesit e as të mbesin pa shërbime, por që janë të detyruar meqë nuk po plotësohen kërkesat e tyre.
“Greva do të vazhdojë, madje nga e hëna me datë 26, greva do të jetë e përgjithshme në gjithë orarin e punës, nga ora 08 e mëngjesit deri në orën 16:00 do të ndërpriten të gjitha shërbimet për tatimpaguesit nga të gjitha zyrat dhe regjionet e ATK-së”, ka deklaruar ajo.
Kjo grevë është vazhdimësi e grevës paralajmëruese të mbajtur në maj të këtij viti. Kërkesat e tyre janë për krijimin e kushteve të punës, propozim-ndryshimin e statusit të ATK-së, kompensimet e ndryshme. /Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City