LAJMI I FUNDIT:

Nga e hëna borë dhe shi në Maqedoni

Nga e hëna borë dhe shi në Maqedoni

Nga dita e hënë do të kemi të reshura të shiut në Maqedoni. Ata do të jenë më të dendura në rajonin perëndimor, informuan sot nga Shërbimi Hidrometeorologjik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për shkak temperaturave relativisht të larta dhe reshjeve të shiut, pritet edhe shkrirje intenzive e borës, me çka do të ketë rritje të nivelit të ujit të lumenjve dhe liqeneve.


Ditën e hënë temperaturat do të jenë prej 3 deri 9 gradë dhe gjithahtu gjatë gjithë javës do të ketë temperatura relativisht të larta./Telegarafi/