Arjola Demiri ka qenë pa dyshim një prej banoreve më të zëshme të Big Brother VIP.

Ajo arriti deri në gjysmëfinale, duke u renditur e gjashta në aventurën e madhe, e cila shpalli fitues balerinin Ilir Shaqiri.


Aktorja me origjinë nga Tropoja nuk kishte se si të mungonte në finalen e madhe të së premtes.

arjola.demiri1  274315697 325506922926496 8872957324028334194 n.webp

Ajo i befasoi të gjithë me dukjen dhe ndryshimin e saj drastik, ku nga një bionde fanatike prej vitesh, kishte vendosur të kthehej në një brune.

studiogoddess  274196633 959660861324919 534805108692505380 n

Me ndryshimin e ri në dukje, Demiri është dukur mjaft tërheqëse, ndërkohë që flokët e saj ishin plot e përplot me volum.

E veshur me një fustan të kuq dhe të gjatë, Arjola dukej më elegante se asnjëherë tjetër në këtë paraqitje glamuroze të së premtes.

arjola.demiri1  274156623 679848693044328 4924845425177598068 n.webp

Mbrëmja finale u përmbyll si më së miri për aktoren, pasi fitues rezultoi miku i saj më i mirë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Ilir Shaqiri.

Arjola është gjithashtu banore e shpërblyer me një çmim të madh, pasi asaj i është dhuruar nga produksioni një apartament i ri në Tiranë për të dhe fëmijët e saj. /Telegrafi/

arjola.demiri1  274303412 728782035175229 3459718281682048823 n

arjola.demiri1  274329071 3011108582487600 3095909739722558123 n

arjola.demiri1  274180342 1121041281978627 8973348937140577009 n.webp

arjola.demiri1  274324536 2281981651940662 7774619245979422284 n.webp

beatrashehu 274199083 677152983410822 5108890508704320079 n