LAJMI I FUNDIT:

Nga besa e shqiptarit ka mbetur pjesa më e neveritshme: Besa për partinë

Nga besa e shqiptarit ka mbetur pjesa më e neveritshme: Besa për partinë
Ilustrim

A janë shqiptarët njerëz të “besës” më shumë se kombet e tjera?

A janë shqiptarët njerëz të besës më shumë se gjermanët, suedezët, anglezët, francezët, kroatët, kinezët, japonezët apo indianët?


Përpara se të jepni një përgjigje, duhet të keni eksperienca jetësore apo profesionale me njerëz të kombësive të ndryshme që ti krahasoni.

Nga filmat apo media nuk mund të zbuloni nivelin e besës të një kombi.

Referuar qindra e qindra çështjesh juridike që kam asistuar në 30 vite eksperiencë brenda dhe jashtë Shqipërisë, mund t’ju them se shumë të huaj nuk janë më pak korrektë se shqiptarët në fjalën e dhënë në:

– biznes,
– shoqëri,
– dashuri,
– marrëdhënie pune,
– besnikëri bashkëshortore,
– ruajtje sekreti apo informacioni,
– marrëveshje apo çdo marrëdhënie tjetër.

Aq e çuditshme është keqpërdorimi që Ne si shqiptarë i kemi bërë konceptit BESË, sa rrënja e saj gjendet në dhjetëra emra njerëzish:

– Besa,
– Besmira,
– Besjana,
– Besart,
– Besmir,
– Besnik.

Sipas Krist Malokit, publicist shqiptar dhe pedagog në Austri në vitet 1930, besa, së bashku me nderin dhe burrninë përbëjnë bazat e Kanunit në rrafshin e së drejtës zakonore. Sipas tij, kjo rrjedh prej emrit fisnor “Bessa”, një fis trakas me banim në qendër te gadishullit.

Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: “Në fillim ishte fjala”. Para se të ishte shkrimi, kontrata, njeriu, bota ishte vetë fjala.

Na ishte një herë fjala, por kur doli shkresa iku besa.

Kapitalizmi ka në bazë kontratën.

Problemi është që ne shqiptarët kemi mbetur ende te fjala si disa shekuj më parë, dhe ende në jetën tonë nuk po përditësohet kontrata apo marrëveshja me të drejta dhe detyrime.

Në shekullin e ri, gjeneratat e reja kanë degraduar dhe denigruar konceptin e Besës si kontratë me zhargonet:

– “Ti kom lekët”,
– “E kena pazarin”,
– “Kena dhonë dorën njiherë”,
– “Ta kam dhonë fjalën”,
– “Ta jap fjalën e burrit”.

E gjitha kjo është shndërruar në mënyrë sjellje dhe stil jete të asaj pjese jo korrekte, mashtruese dhe të pabesë të shoqërisë.

Dikur lidhja në fjalë (besë) përbënte kanunin, autoritetin më të lartë. Të gjitha marrëdhëniet në gjini, fis, famulli, bajrak dhe në nivelin më të lartë të bashkësisë etnike lidheshin në fjalë; përkatësisht në besë. Besa ishte testament moral i shqiptarëve qysh prej periudhës mitologjike.

A ka qenë vërtetë besa një virtyt moral i shqiptarëve apo thjesht një legjendë e pavërtetë?

Ajo çka mund të themi me bindje është që kjo BESA e sotme nuk është as reale dhe as e veçantë. Shqiptarët e post-komunizmit dhe brezat e sistemit tranzitor nuk janë më shumë të besës se kombet e tjera.

E gjitha kjo nuk është perceptim por statistikë.

Referuar proceseve juridike dhe gjyqësore, shqiptarët sot thyejnë rekorde të:

– konflikteve të pronësisë brenda fisit,
– vrasjeve brenda familjes,
– divorceve për shkak tradhtisë,
– mospërmushjes së marrëdhënieve kontraktore,
– moskthim borxhi,
– mashtrime etj.

Fjala e dhënë për shqiptarët nuk është më Besa e dikurshme.

Më vjen keq që nuk kam jetuar dot kurrë në Shqipërinë e shqiptarëve, ku jeta e tyre kishte në themel besën.

Ndoshta dikur mund të kemi pasur besë më shumë se gjermanët, austriakët, anglezët, suedezët apo kinezët, por sot nuk kemi asgjë më shumë.

Nga besa e tyre ka mbetur pjesa më e neveritshme: Besa për partinë.

Gruan, shokun apo mikun e tradhtojnë pa problem. Ndërsa Kryetarin e partisë jo.

Besa-Besë me partinë deri në vdekje!

Në trend

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori