LAJMI I FUNDIT:

Nga Austria vjen alarmi: Akullnajat e vendit do të zhduken pas 45 vjetësh

Nga Austria vjen alarmi: Akullnajat e vendit do të zhduken pas 45 vjetësh

Akullnajat austriake do të zhduken pas 45 vjetësh, paralajmëroi të premten Klubi Alpin Austriak (OeAV), në raportin e tij të fundit të matjes së akullnajave që detajon tkurrjen e shpejtë të 93 akullnajave në Austri në dy vitet e fundit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më së shumti “u tërhoq” akullnaja e Pasterze me mbi 203 metra.


Akullnaja Rettenbachferner në Tirol doli e dyta, duke humbur 127 metra akull.

Dhe nga 93 akullnajat e vëzhguara, vetëm një nuk u tkurr më tej.

“De fakto në 40 deri në 45 vjet e gjithë Austria do të jetë pothuajse pa akull”, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në Salzburg, kreu i shërbimit të matjes së akullnajave, Andreas Kellerer-Pirklbauer.

“Ka kaluar koha” për akullnajat e Austrisë, njoftoi Gerhard Lieb i Klubit Alpin Austriak.

Vetëm nëse bora dhe akulli do të fillonin përsëri të formoheshin tani, akullnajat të paktën mund të ruanin madhësinë e tyre aktuale, shpjegoi Lieb, por “ju nuk mund t’i shpëtoni akullnajat austriake. më, sepse sistemet janë shumë të ngadaltë”.

Ekspertët thanë se ekzistenca e vazhdueshme e akullnajave të Austrisë varet tërësisht nga rezervat e akullit nga e kaluara.

Akullnajat janë masa akulli që formohen ndërsa bora dhe akulli “kompaktohen” gjatë shekujve.

Shkrirja e tyre është një nga treguesit më të dukshëm të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, me akullnajat në mbarë botën që po zvogëlohen me shpejtësi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori