Seb Ponari, një i ri shqiptar me banim në Angli, ka folur në lidhje me sfidën e jashtëzakonshme të tij.
Ai është nisur për të përshkuar me vrap një distancë prej 2,750 kilometrash nga Cambridge, Angli, drejt Tropojës në Shqipëri, brenda vetëm 40 ditësh.
Sfida e tij ka nisur më 10 maj dhe aktualisht ndodhet në Kroaci, ndërkohë që edhe pak ditë e ndajnë nga mbërritja në Shqipëri.
Sebi jeton prej 16 vitesh në Angli ndërsa duke folur për iniciativën e tij, tha se kjo gjë deri tani ka kushtuar rreth 130 mijë paund, ku vetëm ruloti që ka blerë ka kushtuar 43 mijë paund.
Paralelisht, ndërsa vrapon, ai thotë se shoqërohet edhe nga një staf në përbërje të së cilit janë shofer, fizioterapist dhe trajner ndërsa theksoi se vrapon rreth 10-11 gjatë 24-orëshit.
“Këtë vrap ia dedikoj babait tim, i cili ka ndërruar jetë 10 vjet më parë, dhe po udhëtoj nga shtëpia ime në Angli, te varri i babait në Tropojë. Unë bëj 70 kilometra në ditë dhe planik është që për 40 ditë në total që nga nisja të mbërrij në tropojë”.
“Stafi që më shoqëron janë tre persona: një shofer për rulotin, i cili është edhe fizioterapist shqiptar, trajneri i vrapit është nga Qiproja, ndërsa Toni dhe Landi janë nga Shqipëria”, tha Ponari në Euronews Albania.
Ai shton se ka marrë me vete 15 palë atlete për këto 40 ditë, ndërsa përveç rulotit kryesor, ka edhe një furgon dhe një rulot tjetër.
Kjo iniciativë unike e shqiptarit nuk ka si qëllim vetëm tejkalimin e kufijve të durimit njerëzor, por është edhe një thirrje për ndërgjegjësim dhe mbështetje për shëndetin mendor, për t’iu dhënë forcë të gjithë atyre që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor, duke u thënë se çdo gjë është e mundur për t’u përmirësuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët

Qeveria në detyrë merr gjashtë vendime të reja

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, përfundoi seanca dëgjimore ndaj 5 policëve

Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues

Mickoski: Bullgaria ka agjendë dhe plan të qartë, shkatërrimin e kombit dhe identitetit maqedonas

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë