LAJMI I FUNDIT:

Nga 60 në 100 denarë për orë, shtrenjtohet parkimi në disa zona të Ohrit

Nga 60 në 100 denarë për orë, shtrenjtohet parkimi në disa zona të Ohrit

Nga sot (1 prill) rritet çmimi i parkingut në Ohër edhe atë nga 60 në 100 denarë për orë, ndërsa parkingjet me sms do të rriten për 10 denarë. Për shkak pamjaftueshmërisë së parkingjeve, NP “Biljanini Izvori” ka sjellë një ndryshim, duke ndarë periudhat në 6 muaj parkim veror dhe 6 muaj parkim dimëror.

“Fillon nga 1 prilli deri më 1 tetor, kjo do të jetë pjesa e zgjatur e çmimores verore me çka nga 1 prilli I rrisim çmimet, ne zonën Premium do të paguani 100 denarë në vend të 60 denarë sa keni paguar deri tani, ndërsa në zonat A dhe B (me sms) do të jetë 40 denarë. Këtu bëmë ndryshime për periudhën dimërore e cila në vend të 9 muaj tani do të zgjasë 3 muaj. Premium zonat i ulëm nga 60 në 30 denarë që qytetarët në sezonin dimërorë të parkohen me çmim më të ulët”, tha Teodor Andonoski, drejtor i NP “Biljanini Izvori”.


Në Ohër ka 600 vende për parkim të veturave, ndërsa gjatë verës hapen edhe 300 të tjera për shkak sezonit turistik, por edhe ato janë të pamjaftueshme.

Një garazh në kate do ta ndihmonte zgjidhjen e këtij problemin thotë drejtori i Ndërmarrjes Publike Teodor Andonoski.

“Të gjithë e dini në Ohër gjatë verës nuk mund të gjesh vend parkim është një problem I madh sepse edhe ndërtesat që gravitojnë në qytet të gjithë janë apartament dhe të gjithë ata apartamente jepen gjatë sezonit verorë dhe kanë nevojë për vend parkim. Si shtesë duhet të bëhet diçka tek tregu për pjesën e vjetër të qytetit të bëhet garazh në kate, nëse ai projekt ka suksese do të zgjidhen një numër i madh i problemeve”, shtoi Andonoski.

Në Ohër nuk ka parkingje pa pagesë përveç festave fetare, kjo për shkak se Ohri është vend turistik.
Në Ohër ka edhe parkingje humanitare, mjetet e të cilëve dedikohen për fëmijët ose familjet në nevojë.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori