Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 630 pacientë, prej të cilëve 480 janë të konfirmuar me COVID-19.
Sipas komunikatës për medie, 13 nga pacientët janë me respirator, 32 me metodën CPAP dhe 389 me oksigjen.
Në QKUK dhe klinikat e saj janë të hospitalizuar gjithsej 271 pacientë, prej të cilëve të konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë 237, të konfirmuar negativ janë 10, kurse ende të pakonfirmuar janë 24.
Nga këta pacientë, në respirator janë 9, me metodën CPAP janë 17 kurse me oksigjen janë 173.
Nëpër spitalet rajonale janë duke u trajtuar gjithsej 359 pacientë, prej të cilëve të konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë 243, të konfirmuar negativ janë 6 kurse të pakonfirmuar janë 110.
Në spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 89 pacientë, në atë të Gjakovës janë 47, në spitalin e Pejës janë 53, në Ferizaj 61, në Gjilan 66, ndërsa në Vushtrri e Mitrovicë janë 43 pacientë.
Nga këto shifra, në respirator janë duke u trajtuar 4 pacientë, me metodën CPAP janë 15 ndërkaq me oksigjen janë 225.
Ndryshe, komuna e Prishtinës, ajo e Mitrovicës dhe e Podujevës janë tri komunat prej të cilave janë konfirmuar më së shumti raste pozitive sot në raportin e publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Nga gjithsej, 190 raste pozitive, 48 janë konfirmuar në Prishtinë, 24 në Mitrovicë dhe 18 në Podujevë.
Gjithashtu 197 persona janë shëruar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, ndërkaq numri i të vdekurve tashmë ka arritur në 315, pasi 12 pacientë me COVID-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje në këto 24 orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak