LAJMI I FUNDIT:

Nga 400 shtëpi sa kishte dikur, në fshatin Koliq të Prishtinës kanë mbetur vetëm 60 sosh (Video)

Nga 400 shtëpi sa kishte dikur, në fshatin Koliq të Prishtinës kanë mbetur vetëm 60 sosh (Video)

Era që  fërfëllinte nëpër dru, ishte e vetmja zhurmë në fshatin Koliq.

I gjithë fshati kishte rënë në heshtje. Vetëm oxhaqet e pak shtëpive të mbetura që  nxirrnin tym, të kujtonin se dikush jetonte aty.


Fshati Koliq, i cili ndodhet 32 kilometra larg Prishtinës, ka filluar të boshatiset i tëri.

Njëri ndër më të moshuarit në këtë vend, Shefqet Beha, ka thënë se nga 400 shtëpi sa kishte dikur, sot kanë mbet vetëm 70 prej tyre.

“Jemi kënaqur në të kaluarën. Televizora nuk ka pasur, kemi luajtur me letra me filxhanë, mysafirë kanë ardhur, kënaqësi ka qenë. Unë e mbaj që fshati ka pasur 400 shtëpi, sot 50 apo 60 kanë mbetur, madje gjysma e tyre vetëm banohen”, thotë për RTV Dukagjinin, Shefqet Beha.

Rrugët gjarpërore përreth fshatit, krijojnë një imazh të mrekullueshëm.

Me tu ngjit rrugës, të shfaqen kodra e male, derisa mendon që fshati ka përfunduar, ai të dërgon në një bukuri tjetër. Thjesht në këtë vend, bukuritë nuk kanë të ndalur.

“Jetesa në këtë fshat ka qenë katastrofë. Tash jemi mirë, shpresojmë se do Zoti e të jetojmë edhe më mirë. Nuk ka pasur as asfalt, as vetura, asgjë. Tash mirë është”, potencon më tej Shefqet Beha.

Shtëpitë e ndërtuara nga balta, kanë mbet të vetme, në tërë këto fusha. Por, ato aspak nuk ja humbnin hijeshinë këtij vendi.

Banori Enver Hajzeri, ka thënë se  emri Koliq, sipas gojëdhënave, është bërë sipas emrit të banorit të parë Kola.

“Emri Koliq në bazë të babgjyshit ka rrjet nga i pari i fshatit që e ka pasur emrin Kolë. Kanë qenë dy vllazni. Avda ka jetuar në Sfirqë ndërsa Kola ka mbetur në Koliq. Nga Kola ka marrë emrin edhe fshati Koliq. Verës, fshati është shumë i mirë, ndërsa dimri është pak më i vështirë pasi vendbanimi është në lartësinë mbi njëmijë metra dhe bie shumë borë. Nuk e ndërrojmë më qytet këtë ambient të pastër”, shprehet banori i fshatit Koliq, Enver Hajzeri.

Banorët kanë mbetur të pashpresë, sepse mendojnë që një ditë do të ikin të gjithë nga ky vend.

73 vjeçari, Shefqet Beha, ka thënë se edhe po të mbetet banori i fundit, nuk do ta braktisë këtë fshat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori