LAJMI I FUNDIT:

Nga 36 raportime nga “Zyra e Ankesave”, Ministria e Mjedisit ka vepruar në 32 prej tyre

Nga 36 raportime nga “Zyra e Ankesave”, Ministria e Mjedisit ka vepruar në 32 prej tyre

Nga 36 raportime për deponi ilegale të mbeturinave, që ka bërë “Zyra e Ankesave” në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka vepruar në 32 prej tyre.

Bazuar në këtë, në mesin e shumë zyrtarëve që i janë përgjigjur raportimeve të emisionit të mëngjesit në RTV Dukagjini, ministri Fatmir Matoshi, është përzgjedhur si më i përgjegjshmi karshi thirrjeve, dhe si veprues në zgjidhjen e problemeve të identifikuara.


Në një lidhje direkte në këtë emision, ministri Matoshi ka premtuar se do t’i përgjigjet secilit raportim të qytetarëve.

“Të gjithë qytetarët që kanë besuar tek Zyra e Ankesave, dhe kanë shpresuar se raportimet tek ky emision mund të rezultojnë me largim të deponive, raportimet e tyre janë pranuar nga ky emision dhe në shumicën e tyre janë ndërmarrë masa. Esenca e këtij angazhimi të tonë të përbashkët është që vendi ynë të jetë më i bukur dhe me kushte të favorshme dhe të shëndetshme”, ka thënë Matoshi.

Ministri Matoshi kampanjën tre mujorësh “Ta pastrojmë Kosovën”, e organizatës “Let’s Do it Kosova” e cilësoi si të suksesshme dhe premtoi në vazhdimin e përkrahjes  së projekteve të tilla.

Ai theksoi se këtë vit MMPH do të fokusohet në organizimin e fushatave vetëdijësuese për qytetarët dhe në zbatim të Udhëzimit Administrativ për ndëshkimet me gjoba për ata që hedhin mbeturina.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori