Neymar në verën e vitit 2017 kishte vendosur ta lë Barcelonën për të kaluar  te PSG.

Klubi francez vendosi ta paguante klauzolën prej 222 milionë eurosh dhe braziliani nisi aventurën franceze.


Por që nga ajo kohë ka pasur lajme që lojtari dëshiron të kthehet në Spanjë, te Barcelona ose Real Madridi.

15488747371251

26-vjeçari është dëmtuar dhe do të jetë jashtë për tre muaj.

Së fundmi ai e ka pasur edhe një episod me një gazetar i cili e ka çmendur jo pak lojtarin.

0 PAY Injured Neymar seen for the first time with crutches

“A do të kthehesh te Barcelona?”, e pyeti gazetari.

Neymar i befasuar me pyetjen iu kthye atij me ofendim: “Mos më çaj t….”, duke u larguar me patericat.

Lajmi është publikuar nga e përditshmja spanjolle Sport dhe  ka ndodhur në aeroportin e Barcelonës. /Telegrafi/

telegrafi sport app