LAJMI I FUNDIT:

Newcastle përgatitet të shesë dhjetë lojtarë në verë, Saint-Maxim emri më befasues në listë

Newcastle përgatitet të shesë dhjetë lojtarë në verë, Saint-Maxim emri më befasues në listë

Newcastle United është gati të shesë disa ekipe të para për të mbledhur fonde për merkaton e verës.

Sipas mediumit Daily Mail, stafi mbajti një takim treditor rekrutimi javën e kaluar për të vlerësuar objektivat e mundshëm duke identifikuar gjithashtu shitjet e mundshme.

Pronarët e Newcastle po kërkojnë të investojnë 60 milionë funte të tjera në fonde transferimi, por do të shikojnë edhe të shesin lojtarët e panevojshëm.


Të gjitha lajmet rreth Newcastle United
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Newcastle United

Mediumi anglez raporton se deri në dhjetë lojtarë aktualë të skuadrës rrezikojnë largimin për të gjeneruar më shumë fonde dhe për të formuar një skuadër me pamje të re për trajnerin Eddie Howe.

Emri i Allan Saint Maximin është një surprizë në listë pas ndikimit që ai ka bërë së fundmi dhe popullaritetit të tij te tifozët e Laraskave.

Miguel Almiron, Dwight Gayle, Jamal Lewis janë tre emrat tjerë që pritet të largohet në verë.

Isaac Hayden dhe Ciaran Clark u hoqën nga skuadra e rishikuar prej 25 lojtarësh në Ligën Premier, kështu që duket se do të largohen gjithashtu.

Dhe mbrojtësi Emil Krafth dhe portieri Karl Darlow gjithashtu mund të dalin në shitje nga klubit anglez.

Në anën tjetër, Newcastle ka identifikuar Brennan Johnson të Nottingham Forest dhe Moussa Diaby të Bayer Leverkusen si sulmuesit anësorë që ata potencialisht do të dëshironin t’i transferonin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori