Newcastle e mposht Manchester Unitedin në garë për Seskon

Newcastle United është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të sulmuesit slloven Benjamin Sesko, sipas gazetarit Sacha Tavolieri.
RB Leipzig pritet të pranojë ofertën më të fundit të klubit anglez, e cila vlerësohet në 80 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuse, duke e quar totalin në 90 milionë euro.
Sesko ka qenë një objektiv prioritar për Newcastle gjatë kësaj vere, me drejtuesit që kanë lëvizur shpejt për ta siguruar.
Ndërkohë, Manchester United, që gjithashtu e kishte sllovenin në listën e dëshirave, nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare.
Kjo vonesë mund t’i kushtojë "Djajve të Kuq", pasi Leipzig është i gatshëm të finalizojë marrëveshjen me Newcastle.
Benjamin Sesko shënoi 13 gola në 33 paraqitje në Bundesligë sezonin e kaluar, duke tërhequr interesin e shumë klubeve evropiane.
Transferimi i tij në Premier League mund të zyrtarizohet në ditët në vijim, nëse nuk ka ndonjë surprizë të minutës së fundit nga rivalët. /Telegrafi/





















































