LAJMI I FUNDIT:

NEWBORN, pjesë e një ekspozite në Londër

NEWBORN, pjesë e një ekspozite në Londër

Monumenti që identifikon pavarësinë e Kosovës, është pjesë e një ekspozite në Londër.

Në Muzeun e Dizajnit në Londër, në ekspozitën “Hope to Nope: Graphics and Politics 2008-18”, mund të shihen mbi 100 mesazhe politike që kanë bërë më së shumti jehonë në botë në 10 vitet e fundit. Aty është edhe monumenti NEWBORN.


Fisnik Ismaili, autor i kësaj vepre, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka thënë se për ekspozitë është ndërtuar shkronja N me dimensione reale enkas për këtë ekspozitë që do të zgjasë deri në gusht. /Telegrafi/