LAJMI I FUNDIT:

“NewBorn” me pamje të re, u dedikohet të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës

“NewBorn” me pamje të re, u dedikohet të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës

Para shumë qytetarëve, është prezantuar obelisku “NewBorn” me pamje të re, që sivjet iu kushtohet të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Në çdo shkronjë kishte një mbishkrim që ishte shkruar nga të dhunuarat seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani premtoi se zëri i të mbijetuarave të dhunës seksuale do të dëgjohet përgjithmonë.

“Jo vetëm ky organizim, dedikim i sotëm do të jetë zëri ynë në institucione por i gjithë zëri i qytetarëve të Kosovës për të luftuar stigmën është i nevojshëm në mënyrë që t’i nderojmë sakrificën të cilën e kanë përjetuar gratë dhe burrat në Kosovë”.“Sot kur i shikojmë këto citime drejtpërdrejta nga gratë e dhunuara gjatë luftës, ku njëra prej tyre më bëri përshtypje ku thotë ‘dua që plaga ime të ketë zë’. Dëshiroj që të zotohemi që ajo plagë të ketë zë sot e përgjithmonë”, ka thënë Osmani.

Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), tha se këtë vit monumenti ‘NewBorn’ i dedikohet një kategorie mjaftë e veçantë, siç janë të mbijetuarat e dhunës seksuale.

“Këtë vit monumenti ‘NewBorn’ i dedikohet një kategorie shume të veçantë dhe shumw të ndjeshme, të mbijetuarave të dhunës seksuale, jo vetëm në Kosovë por mbarë botës”.

“Në këto shkronja ndërthuren rrëfime e mbijetuarave të dhunës seksuale dhe përmes këtij ilustrimi dua ta falënderoj Fisnik Ismailin dhe mendojmë që shoqëria kosovare të ndalet se paragjykuari dhe t’i anashkaloj gjitha ato zëra, klithma e vuajtje që i kanë mbijetuar gjatë luftës”, tha ajo. /EO/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori