New York Times thotë se nuk do të paguajë për shenjën e verifikimit në Twitter
New York Times nuk do të paguajë një tarifë mujore për të marrë një shenjë verifikimi në Twitter, ka deklaruar një zëdhënës i gazetës disa orë pasi që ata humbën shenjën verifikuese në platformën e rrjeteve sociale.
Sipas një politike të re të Twitter, shenjat e verifikimit tani ofrohen vetëm nëpërmjet një abonimi me pagesë.
Organizatat do të duhet që të paguajnë 1,000 dollarë në muaj për të marrë shenjat me ngjyrë të artë, përderisa personat individual në SHBA, shenjat ngjyrë blu mund t’i marrin për një çmim fillestar prej 7 dollarëve.
“Ne gjithashtu nuk do t’i rimbursojmë gazetarët për Twitter Blue për llogaritë personale, përveç në raste të rralla kur ky status do të ishte thelbësor për qëllime raportimi”, shtoi zëdhënësi, përcjell Telegrafi.
Në anën tjetër, as gazeta Politico nuk do të ofrojë pagesa për shenjat blu të stafit të saj, kjo duke u bazuar në një memorandum të dërguar nga ta për stafin, e që është parë edhe nga Reuters.
Twitter më herët kishte njoftuar se që nga 1 prilli, disa llogari do të humbasin shenjat e tyre verifikuese, teksa kompania e rrjeteve sociale fillon të mbyllë programin e saj të verifikimit të “trashëguar”.
On April 1st, we will begin winding down our legacy verified program and removing legacy verified checkmarks. To keep your blue checkmark on Twitter, individuals can sign up for Twitter Blue here: https://t.co/gzpCcwOpLp
Organizations can sign up for https://t.co/RlN5BbuGA3…
— Twitter Verified (@verified) March 23, 2023
Reuters në anën tjetër bën të ditur se Twitter nuk i është përgjigjur një kërkese për koment të bërë nga ana e tyre.
Axios raportoi më parë se Shtëpia e Bardhë nuk do të paguajë që profilet zyrtare të stafit të saj në Twitter të vazhdojnë të verifikohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Elon Musk parashikon të ardhmen e superinteligjencës e cila sipas tij do të jetë më e zgjuar se njerëzit
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi
Thyhet rekordi, Super Mario 64 shitet për 1.5 milion dollarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City