New Deal Europe, platforma e turizmit që promovon 12 vende të Europës Juglindore nga Alpet në Egje organizon edicionin e radhës më 28 mars në Londër.
Eventi do të bëjë bashkë ofruesit e shërbimeve të turizmit nga Sllovenia, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Moldavia dhe Greqia me operatorët dhe agjentët turistikë nga Britania, Irlanda dhe më gjerë, për të organizuar takime të njëpasnjëshme dhe për t’i ofruar shërbimet e tyre turistike.
Në dy vitet e fundit New Deal Europe ka arritur të organizojë mbi 4.000 takime biznesi, duke gjeneruar shumë programe të reja në rajon dhe rrjedimisht shumë punë për sektorin e turizmit.
“Ne kemi kënaqësinë tju njoftojmë që për shkak të rritjes së vazhdueshme të eventit ne do të zhvendosemi në një vendodhje të re në qendër të qytetit të Londrës përkatësisht në “The Congress Centre”, vendodhja ideale në zemër të West End” – tha bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i New Deal Europe, Robert Dee.
“Struktura e saj moderne do të na mundësojë ne dhe partnerëve tanë, Jacobs Media Group, t’ju prezantojmë me një treg të jashtëzakonshëm B2B, me prezantime më frymëzuese të destinacioneve nga bordet kombëtare të turizmit” vazhdoi ai.
London Marketplace 2023 do të jetë një ngjarje e rëndësishme për të gjithë bizneset që operojnë në sferën e turizmit në Kosovë.
Pjesëmarrja është falas për blerësit e produkteve turistike (operatorë të kualifikuar dhe agjentë). Ofruesit e shërbimeve, pra shitësit mund të rezervojnë vendin e tyre për promovim deri në datë 1 mars në website-n www.newdealeurope.com.
Duke marrë pjesë, hotelet, tur-operatorët, pronarë të gastronomisë ose ofrues të shërbimeve të tjera turistike në Kosovë, kanë mundësinë ta promovojnë Kosovën si dhe ta zgjerojnë biznesin e tyre duke krijuar partneritete të specializuara me tur-operatorët e huaj.
“Mbështetja nga një sërë bordesh të turizmit dhe ministrive në rajon, premton se ky do të jetë një nga eventet më të mëdha dhe më të mira të organizuara ndonjëherë”, deklaroi Tine Murn, bashkëthemeluesi tjetër i NDE.
“Do të kemi të pranishëm përfaqësues nga destinacione qytetesh por edhe bregdetare, ashtu sikurse edhe specialistë të aktiviteteve në zonat rurale, duke mbuluar kështu të gjithë gamën e asaj që ofron rajoni. Përpara takimeve B2B të programuara tashmë, do të mbahet një seksion diskutimesh me një panel të përzgjedhur ku do të trajtohen çështjet kyçe të rritjes së jashtëzakonshme të turizmit në rajon. Vitin e kaluar, Shqipëria u shpall destinacioni me rritjen më të shpejtë në planet dhe nga ana tjetër Mali i Zi priti një numër rekord vizitorësh britanikë, kështu që ka një interes të shtuar dhe mundësi të panumërta për tur-operatorët dhe agjentët e turizmit për të mësuar më shumë”, shtoi Murn.
Bashkëthemeluesit Dee dhe Murn janë bindur se eventi i këtij viti do të vazhdojë të edukojë dhe frymëzojë operatorët për të ardhmen e këtij rajoni ende të pazbuluar të Evropës dhe presin të shikojnë oferta të reja në “The Congress Center” më 28 mars.
Rreth New Deal Europe Marketplace and Forum 2023:
New Deal Europe është eventi kryesor i turizmit për Evropën Juglindore, dhe do të zhvillohet në Londër në datën 28 Mars 2023.
Marketplace është dita e takimeve të biznesit të para-organizuara midis ofruesve të shërbimeve të turzimit nga 12 shtete, nga Slovenia deri në Greqi e të gjithë shteteve të tjera mes tyre, dhe blerësve, tur operatorë dhe agjentë turistikë nga Britania, Irlanda, dhe më gjerë.
Forumi që do të organizohet nga New Deal Europe synon të bashkojë në të njëjtën platformë folës lider të industrisë për të diskutuar mbi temat kyce të turizmit në rajon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë "Dukagjini" në Prishtina Mall
Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia