LAJMI I FUNDIT:

Nevojitet përkrahja e Francës në transformimin e FSK-së

Nevojitet përkrahja e Francës në transformimin e FSK-së

Mbështetja dhe përkrahja e Francës për Kosovën në drejtim të ndërtimit dhe funksionalizimit të sektorit të sigurisë, me theks të veçantë transformimi i FSK në Forca të Armatosura të Kosovës, është më se i nevojshëm nëpërmjet mekanizmave të fuqishëm që posedon Franca aktualisht kudo në organizatat me peshë të organizimit evropian e më gjerë.

Kështu ka thënë ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, gjatë takimit me ambasadorin e ri në detyrë të Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, Didier Chabert. Demolli ka çmuar lart kontributin e kontingjentit të Francës në kuadër të KFOR-it dhe gjithë interesimin dhe angazhimin që ka treguar Franca si njëra ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e vendit tonë.


Ministri Demolli gjithashtu i shprehu ambasadorit francez interesimin e Kosovës dhe MFSK-së që të iniciohet dhe zhvillohet procesi për formatizimin e bashkëpunimit ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Francës me memorandum bashkëpunimi, sikurse që MFSK-ja e ka aktualisht me 12 shtete anëtare të NATO-s dhe vende tjera, siç janë Britania e Madhe, Ajova(SHBA), Gjermania, Hungaria, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi etj.

Nga ana e tij, ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert u shpreh jashtëzakonisht i interesuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, si dhe për përkrahjen e tij në aktivitetet dhe planet në të ardhmen. Ai tha se ashtu siç e kemi njohur pavarësinë e Kosovës, si një ndër shtetet e para, ashtu do të vazhdojmë ta mbështesim edhe në zhvillimin e saj demokratik e të qëndrueshëm.

Kjo është vizita e parë që Didier Chabert, ambasador i Francës, zhvillon në detyrën e shefit të misionit diplomatik.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori