LAJMI I FUNDIT:

Neuer dëmtohet rëndë, humb sezonin e mbetur?

Neuer dëmtohet rëndë, humb sezonin e mbetur?

Bayern Munich është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët pësuan humbje pas vazhdimeve me rezultat 4:2 prej Real Madridit, ku takimi në kohën e rregullt përfundoi 2:1 për Bayernin.


Përveç eliminimit, kampioni gjerman ka marrë edhe një lajm të hidhur prej ndeshjes së mbrëmshme, transmeton Telegrafi.

Manuel Neuer ka pësuar një lëndim në gjurin e këmbës së djathtë ndërsa do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor për ta kuptuar shkallën e lëndimit.

Ndryshe, ky është lëndimi i dytë i reprezentuesit gjerman që kreu një intervenim kirurgjik javë më parë. /Telegrafi/