LAJMI I FUNDIT:

Neudeck, EULEX-in e kishte quajtur: Vetëmashtrimi evropian

Neudeck, EULEX-in e kishte quajtur: Vetëmashtrimi evropian

Një nga vlerësimet më të drejtpërdrejta rreth pritjeve të parealizuara nga misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, është bërë vitin e kaluar nga humanisti e gazetari i njohur gjerman dhe përkrahësi i madh i Kosovës, Rupert Neudeck, tashmë i ndjerë.

Në intervistën për gazetën “Kolner Stadt-Anzeiger”, në mars të vitit të kaluar, i pyetur rreth EULEX-it, Neudeck pati thënë se “Ky mision deri tani është dëshmuar vetëm si një vetëmashtrim evropian dhe zhgënjim për popullin e Kosovës”.


“Misioni i EULEX-it ka dështuar plotësisht. Asgjë nuk do të ngjante nëse do të largohej ky mision – me përjashtim të interesave të njerëzve të paguar shumë, të cilët punojnë për EULEX-in. Shumë qytetarë në Kosovë nuk e kanë të qartë nëse ekziston një mision i tillë. Ata nuk e vërejnë atë, sepse nuk ka asgjë pozitive të theksohet për të. Nëse të gjitha paratë që janë djegur kot do të investoheshin atje në ndërtimin e qendrave të formimit profesional, popullsia do të mund të përfitonte së paku nga ato para”, shkruan “Koha Ditore”.

Tani, tetë vjet nga vendosja e këtij misioni, Kosova është në prag të vazhdimit të mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet, ndërsa pritjet se ky mision do t’i ndihmojë vendit të ecë sigurt në binarët e sundimit të ligjit, të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, mbesin kryesisht të parealizuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori