Nesër (e premte) do të vazhdojë seanca Konstituive e Kuvendit të Kosovës, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
“Nuk ka ndërruar emri”, tha kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari.
Dehari po ashtu tha se nuk ka thirrur asnjë takim konsultativ me partitë politike para vazhdimit të seancës konstituive, e caktuar për të premten në ora 10:00.
“Jo, e kemi kryer takimin konsultativ, tash do të vazhdojmë me mbledhjen, siç është në plan”, tha Dehari, për REL.
Partitë politike kishin mbajtur një takim konsultativ para se të fillonte seanca konstituive të mërkurën, por në këtë takim nuk ishte arritur një marrëveshje politike se si të zhbllokohet procesi për përmbylljen e konstituimit të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në seancën e së mërkurës, Albulena Haxhiu nga LVV-ja, nuk arriti për herë të tretë që t’i sigurojë 61 vota për postin e kryeparlamentares.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), votuan kundër zgjedhjes së Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq tre deputetët e Nismës Socialdemokrate abstenuan.
PDK-ja dhe AAK-ja po i kërkojnë LVV-së ta ndërrojë kandidaten duke e konsideruar Haxhiun si figurë jounifikuese.
Të premten është tentimi i gjashtë për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit, që nisi më 15 prill.
Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca konstituive mund të vazhdojë jo më larg se 48 orë nga ndërprerja, pa kufizime se sa vazhdime mund t’i ketë.
Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm pasi të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, komuna hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

Aksident në rrugën Shtip – Shkup, lëndohet një 59-vjeçare

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!