LAJMI I FUNDIT:

Nesër do të shpallet tenderi për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup

Nesër do të shpallet tenderi për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup

Pas tre viteve vonesë prej fillimit të ndërtimit të Qendrës së re Klinike, ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov sot informoi se tenderi është shpallur dhe nesër do të mbahet shpallje publike e ofertave. Ai tha se deri sot, mbi 20 kompani vendore dhe të huaja kanë treguar interes dhe kanë përgatitur dokumentetet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Afati për dorëzimin e ofertave është deri nesër në orën 12, ndërsa hapja do të bëhet nesër në orën 14 dhe pastaj do të pasojë periudha e vlerësimit”, tha Nikolla Todorov.


Ky informacion vjen saktë pas tre viteve, kur më 2 janar në vitin 2014, ai së bashku me ish kryeministrin Nikolla Gruevski shpallën investimin më të madh dhe thanë se deri në fillim të janarit në vitin 2017 do të jetë gati.

Por prej atëherë nuk janë parë as punëtorë dhe as që janë dëgjuar zhurma të punimit, dhe për gjatë këtyre tri viteve në vendin që duhet të ndërtohet objekt me vlerë 70 milionë euro, është vetëm gropë e madhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Siguri
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Politikë
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Lajme
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Lajme
Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Lajme
Kalo në kategori