Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”, ditën e diele, me datën 20 mars, nga ora 11:00-12:00, shënon Ditën ndërkombëtare të shëndetit oral.

Kjo ditë shënohet në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që ka për qëllim informimin e fëmijëve – nxënësve – mbi rëndësinë e shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës.

Me këtë rast, ambasadorët dhe Lepuroshi – maskota e projektit – do të shpërndajnë brusha të dhëmbëve me pastë – për fëmijët dhe qytetarët e tjerë që lëvizin përgjatë sheshit “Zahir Pajaziti“.

Po ashtu, në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti“, do të këndohet edhe kënga “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” nga qindra fëmijë që do të jenë pjesë e realizimit të projektit . Ndërsa, do të ketë edhe këngë tjera nga fëmijë e nxënës që janë pjesë aktive e skenës muzikore. /Telegrafi/