LAJMI I FUNDIT:

Nesër rrethi i tretë i zgjedhjeve në Çair

Nesër rrethi i tretë i zgjedhjeve në Çair

Nesër do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi unanimisht pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair.

Shkelja ishte raportuar nga Lëvizja Besa, e cila përmes vëzhguesve kishte denoncuar se në kutinë e votimit ndodhej një fletëvotim më tepër nga numri i personave që kishin nënshkruar në listës zgjedhore.


Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar 164 persona ndërkohë që për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu 98 persona.

Duke marrë parasysh numrin e lartë të votuesve në këtë vendvotim, mund të rrezikohet fitorja e Visar Ganiut për kryetar të Komunës së Çairit. Ndikimin në rezultatin paraprak e mori për bazë edhe vetë KSHZ-ja në mbledhjen kur edhe u vendos të shkohet në rivotim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori