LAJMI I FUNDIT:

Nesër për katër orë reduktime të ujit në Obiliq, Fushë Kosovës dhe Arbëri

Nesër për katër orë reduktime të ujit në Obiliq, Fushë Kosovës dhe Arbëri

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar banorët e Obiliqit, gjysmës së Fushë Kosovës dhe gjysmës së lagjes Arbëria në Prishtinë, se të shtunën duke filluar nga ora 8:00 – 12:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, janë punimet teknike në kuadër të fazës së tretë të investimeve, kyçja e gypave në rezervuarin në Arbëri”.


Kërkojmë mirëkuptimin nga konsumatorët e zonave të sipër përmendura. /Telegrafi/