LAJMI I FUNDIT:

Vrapimi në “Shtegun e Shpresës” nga Prekazi në Koshare (Video)

Vrapimi në “Shtegun e Shpresës” nga Prekazi në Koshare (Video)

Asociacioni i Vrapimit Malor të Kosovës (KTRA), me rastin e 19 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me datat 3 dhe 4 mars organizon vrapimin nga Prekazi në Koshare.

Ngjarja e cila titullohet “Shtegu i Shpresës: I kujtojmë të gjithë”, është 100 kilometra i gjatë me 2 mijë kilometra ngjitje përgjatë shtegut, ku qëllimi i tij është që të kujtohen dhe nderohen dëshmorët dhe martirët e luftës në Kosovë.


Sipas organizatorëve, mundësia për tu bërë pjesë e karvanit të këtij shtegu ka qenë online dhe falas, ku numri i pjesëmarrësve të regjistruar ka shkuar në 300.

Baton Gashi, njëri nga vrapuesit e shtegut, ka theksuar se përgatitjet intensive për këtë maratonë i ka filluar qysh në muajin janar të këtij viti.

Ai ka thënë për Telegrafin se ekziston një atmosferë shumë e mirë brenda grupit, i cili po i bën përgatitjet  e fundit për shtegun i cili pritet të fillojë nesër.

Gashi ka theksuar se njëra prej sfidave që mund të paraqitet pengesë gjatë vrapimit, është lagështia e ajrit, ndonëse moti sipas tij, është i volitshëm për maratonën e nesërme.

“Unë së bashku me pjesën tjetër të grupit ushtrimet po i bëjmë në Parkun e Gërmisë, por kemi vrapuar edhe në pjesë të ndryshme të shtegut”, ka shtuar ai.

Arineta Mula, si njëra prej bartëseve të këtij organizimi dhe themeluese e KTRA, ka thënë se Asociacioni në fjalë është i pari në vrapimin malor në vend.

Ajo më tutje ka treguar për Telegrafin se ata si grup ka pesë vite që vazhdimisht vrapojnë në mëngjes, duke shtuar prej këtu ka filluar ideja për tu bërë pjesë e iniciativave të tilla.

“Duke e praktikuar këtë gjë, më pas u kthye në diçka rutinore, ku më pas kemi dëshiruar ta sfidojmë veten, duke vizituar vende dhe shtigje të ndryshme”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, ky organizim është bërë për ta rikujtuar sakrificat e dëshmorëve dhe martirëve të luftës, duke shtuar se janë duke u ndjerë shumë mirë për rikujtimin dhe nderimin që po ua bënë atyre që kanë sakrifikuar për lirinë e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori