LAJMI I FUNDIT:

Nesër, homazhe te varret e vëllezërve Fahri e Bahri Fazliu

Nesër, homazhe te varret e vëllezërve Fahri e Bahri Fazliu

Nesër, më 7 maj 2017 (e diele) në ora 12:00, në fshatin Llaushë të Besianës (tek lapidari i heronjve të Kosovës, Fahri dhe Bahri Fazliu), do të bëhen homazhe për Bahri Fazliu – në 19-vjetorin e rënies heroike të tij.

Fahri Fazliu ka lindur me 24 shkurt të vitit 1963. Ai ishte pjesë e ilegales shqiptare në Kosovë dhe për aktivitetin e tij patriotik vritet nga forcat policore në Prishtinë, më 1989. Ai ishte edhe pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981.


Bahriu ishte poet dhe pjesëtar Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe udhëheqës i saj. Si luftëtar i Kosovës vritet më 7 maj 1998 te Bjeshka e Bogiqes – katër ditë para arritjes së marrëveshjes për luftë të përbashkët mes LKÇK-së dhe UÇK-së. /Telegrafi/