LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon Java për të drejtat e viktimave të krimit

Nesër fillon Java për të drejtat e viktimave të krimit

Nën përkujdesjen e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, nga data 19 deri 23 tetor, mbahet “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, mision ynë edhe gjatë pandemisë”.

Për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia me coronavirus, “Java për të drejtat e viktimave të krimit” hapet nesër në ora 10:00, me një video-mesazh për media nga ana e kryeprokurorit Lumezi, për të vazhduar me video-mesazhet e presidentit Hashim Thaçi, ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett dhe ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.


Të gjitha seminaret e javës do të zhvillohen online me anë të platformës Zoom, ku sipas sesioneve janë paraparë diskutimi i këtyre temave:

Dita e parë – 19 tetor- ”Dhuna në familje dhe veprimet e institucioneve për trajtimin e saj gjatë pandemisë”.

Dita e dytë – 20 tetor – “Abuzimi i fëmijëve dhe sulmet seksuale- Nevoja për trajtimin me prioritet të rasteve të abuzimeve seksuale”.

Dita e tretë – 21 tetor – “Qasja e përgjithshme ndaj viktimave në kohën e pandemisë”.

Dita e katërt – 22 tetor – “Trafikimi me qenie njerëzore, koordinatorët e caktuar dhe vështirësitë në identifikim, hetimin dhe ndjekjen e rasteve”.

Dita e pestë – 23 tetor – “Kompensimi i viktimave të krimit- risitë në fushën e kompensimit të viktimave të krimit”.

Folës dhe pjesëmarrës në seminaret e “Javës për të drejtat e viktimave të krimit”, do të jenë përgjegjësit e institucioneve përkatëse, si dhe partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori