Nesër fillon Beerfest Kosova - 12 deri me 15 korrik

Ketë të premte (nesër) me datë 12 korrik fillon Beerfest Kosova dhe do të zgjasë deri me 15 korrik. Gjatë 4 netëve sa zgjatë festivali do të ketë program fantastik me organizim madhështor.Burak Yeter, Stealth & Vinz (Hellbanianz), Yll Limani, Geasy, Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Kida, Buta, Ardi dhe Mirdoni, Diona Fiona, Grupi 403, Blerando, La Fazani, Gillespie, Zwada dhe Haliband, janë artistët dhe bendet që do të performojnë në festival. Përveç këtyre emrave, festivali është pasuruar edhe me promo artistët: Redon Berani, Young Arti, Leyla.Biletat mund t'i blini edhe fizikisht në Sheshin “Ibrahim Rugova”.Blerjen e biletave mund ta bëni edhe fizikisht në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë. Ekipa e BeerFest ju pret në kioskën e brenduar të BeerFest prej orës 17:00 deri në ora 22:00!
Ndërsa rezervimin online të biletave, mund ta bëni këtu: Bli biletën!Birra vendore dhe ndërkombëtare dhe skenë madhështoreFestivali do të ketë laramani aktivitetesh për të gjithë vizitorët, duke përfshirë degustimin e birrave të shumta vendore dhe ndërkombëtare nga më shumë se 12 brende, një kënd ushqimi dhe pije jo alkoolike, si dhe surpriza tjera të shumta.Madhështia e këtij edicioni është po ashtu skena gjigante më e madhja deri sot në BeerFest, rreth 30 metra me 16 metra lartësi, me një zërim me efekte.Tashmë në shitje janë edhe biletat ditore, ku ju mund ta blini biletën tuaj ditore dhe ta shfrytëzoni në cilën ditë që ju e zgjidhni të shkoni.





























































