Elena Ferrante
Nëse ndjen nevojën për të shkruar, atëherë absolutisht që duhet ta bësh. Mos u besoni atyre që ju thonë: Po ta them për të mirën tënde, mos e harxho kohën tënde kot. Arti i dekurajimit me fjalë të ëmbla praktikohet gjerësisht në shoqërinë e ditëve të sotme. Aspak nuk duhet t’u besoni as atyre që ju thonë: je tepër i ri (e re), të mungon eksperianca jetësore, prit. Ne nuk duhet ta shtyjmë momentin derisa të kesh jetuar sa duhet. Lexo mjaftueshëm, merr një dhomë personale me një tavolinë tënden, me dritare me pamje nga deti, eksperimento intensivisht, jeto në qytete stimuluese, tërhiqu në një kasolle në majë të malit, bëj fëmijë, udhëto sa të mundesh.
Botimi, nga ana tjetër, mund të shtyhet. Në fakt, mund të vendosësh edhe të mos botosh fare. Por, të shkruarit nuk duhet në asnjë mënyrë të shtyhet për “më pas”. Kur të shkruarit është mënyra jonë e të ekzistuarit në këtë botë, ai vazhdimisht do ta gjejë rrugën për t’u bërë pjesë e çdo aspekti të jetës: në dashuri, shkollë, profesion. Frymëzimi do të insistojë të jetë i pranishëm, edhe kur nuk ke as letër e as laps, sepse ne jemi adhurues të fjalës së shkruar dhe mendja jonë na dikton fjali edhe në mungesë të pajisjeve, me të cilat do t’i dokumentoje ato. Të shkruarit, e thënë shkurt, është gjithmonë aty, dhe na distancon edhe nga njerëzit që i duam më shumë, edhe nga fëmijët që na kërkojnë të luajmë me ta.
Ndjenja e fajit mbërrin shumë shpejt, kur mbarojmë së shkruari. Nëse arrin para se të kesh përfunduar, e nëse nuk mund ta shtypësh atë – nëse, me fjalë të tjera, përgjegjësia e dashurisë mbizotëron – epo, ndoshta kjo është një shenjë që tregon se shkrimi te ti nuk ka fuqi të mjaftueshme, se prirja jote është e dobët dhe se, fatmirësisht (po, fatmirësisht), në mes të njerëzve ti je më i/e mirë se artistët, shumica e të cilëve janë vetëm për veten e vet, tepër egocentrikë.
Por, kini kujdes: duhet të përmbahemi nga iluzionet e pafrytshme, krenare, mizore krijuese për një shenjë cilësie. Dëshira për t’i dhënë formë të shkruar botës, nuk është garanci për një letërsi të mirë. Shkrimi, edhe kur kemi një prirje të fortë, nuk prodhon domosdoshmërisht vepra të paharrueshme.
Dikush mund të jetë i suksesshëm, natyrisht, duke e transformuar zemërimin në shkrim, në një punë fitimprurëse. Por kurrë nuk mund t’i referohesh si plan afatgjatë, nga ana profesionale. Suksesi dhe prestigji që vjen me të, nuk dëshmojnë asgjë, veçanërisht nëse ambiciet letrare janë të larta. Ne mbetemi të pakënaqur dhe, me sukses apo jo, shkrimi do të vazhdojë të na kujtojë se është një vegël me të cilën mund të nxjerrim shumë më tepër nga sa kemi qenë në gjendje. Ushtrimi zgjat në mënyrë obsesive, dëshpërimisht, gjatë gjithë jetës sonë. Dhe nëse të tjerët na thonë që mjaft tani, ju keni dhënë gjithçka që mund të jepni, ne nuk i besojmë asaj, ne nuk duhet të besojmë. Deri në frymën tonë të fundit, ne do ta mundojmë veten me dyshimin se, vetëm në momentin kur duket se kemi fituar, në fakt kemi humbur. / The Guardian/Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert