LAJMI I FUNDIT:

Nëse të sëmurëve me coronavirus u mungon vitamina D, urgjentisht duhet t’u bëhet kompensimi! Përse?

Nëse të sëmurëve me coronavirus u mungon vitamina D, urgjentisht duhet t’u bëhet kompensimi! Përse?

Shfaqja e pandemisë së coronavirusit ka rezultuar me interesin e domosdoshëm për imunostimulansë, si p.sh. vitamina C, pastaj zinku, vitamina A dhe vitamina D, roli i së cilës është të krijojë dhe mbajë imunitetin të fuqishëm, e njohur si asnjëherë më parë

Vitamina D mbron imunitetin në mënyra të ndryshme, mirëpo kur është fjala për sëmundjet infektive, siç është coronavirusi, shkencëtarëve dhe laikëve u intereson posaçërisht cilësia e saj kundër infektive, transmeton Telegrafi.

Studimet shkencore kanë treguar në lidhshmërinë e përqendrimit të ulët të vitaminës D dhe shpeshtësinë e shumë sëmundjeve infektive, posaçërisht infeksioneve të traktit të sipërm respirator dhe enterovirozave, por edhe pneumonisë, inflamacionit të veshit, hepatitit B dhe C dhe infeksionet HIV.

Prandaj, edhe në vrullin e epidemisë së re shumica e ekspertëve merren me studimin e lidhshmërisë së mungesës së vitaminës D dhe infeksioneve me coronavirusin.

Aq më parë, në protokollet pragmatike nutritive, të cilat shfaqen në shtetet e goditura posaçërisht fuqishëm me pandemi, si p.sh. Italia, rekomandimet thonë që në rastin e mungesës së përcaktuar laboratorike të vitaminës D, menjëherë duhet kompensuar vitaminën D të sëmurëve me coronavirus.

Lëkura jonë mund të prodhojë vitaminën D, nën efektin e rrezeve ultravjollcë. Në këtë periudhë kufizimi mund të përfitohet marrja e diellit duke qëndruar në ballkon ose në kopshtin e shtëpisë për të paktën 30 minuta e sidomos në mesditë.

Tjetër mënyrë e marrjes së vitaminës D është nëpërmjet ushqimeve. Disa ushqime të pasura në vitaminë D janë: peshqit e kryesisht salmoni, sardelet, trofta dhe vaji i mëlçisë së merlucit. Sasi të vogla mund të gjenden edhe tek e verdha e vezës, mishi, të brendshmet e kafshëve e në disa drithëra e kërpudha. Po këto dy mënyra kur nuk janë të mjaftueshme është e nevojshme marrja e kësaj vitamine si suplement ushqimor.

Të sigurohet marrja optimale

Për pjesën tjetër të popullatës e cila nuk është sëmurë, vlejnë rregullat të cilat kanë vlejtur edhe më herët – të sigurohet marrja optimale e të gjithë nutrinenëve me theks të veçantë në vitaminën D.

E mira është marrja e vitaminës D gjatë ushqyerjes në formën vajore me pika ose me perla të buta(softgel) sepse janë më të tretshme në yndyrë.

Furnizimi optimal me të gjitha vitaminat dhe mineralet, posaçërisht me substancat të cilat shpesh mungojnë (vitamina D, magnezi, omega-3 e thartirave yndyrore dhe zinku) është e rëndësishme për mbajtjen e statusit të mirë të të ushqyerit, por edhe për imunitet të fuqishëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori