LAJMI I FUNDIT:

Nëse sulmohet Siria, Rusia paralajmëron luftë me Amerikën

Nëse sulmohet Siria, Rusia paralajmëron luftë me Amerikën

Rusia paralajmëron Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nisja e bombardimeve ajrore si kundërpërgjigje ndaj sulmit kimik në Siri, mund të shkaktojë një luftë mes dy vendeve.

Shmangia e rrezikut të konfliktit është prioritet i menjëhershëm, tha ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, i cili e akuzoi Uashingtonin se po e vendos në rrezik paqen ndërkombëtare. “Fatkeqësisht, në këtë situatë, ne nuk mund të përjashtojmë asnjë mundësi”, shtoi Nebenzia.


Komentet e tij vijnë në kohën kur fuqitë perëndimore mendohet të jenë duke përgatitur një ofensivë në Siri, gjë të cilën Moska, aleate e saj, e kundërshton me forcë.

Nebenzia e argumentoi rrezikun e përshkallëzimit me praninë ushtarake ruse në vendin e trazuar. Figura të tjera të larta në Rusi, përfshirë vetë kreun e ushtrisë, kanë paralajmëruar se raketat amerikane do të qëllohen e rrëzohen dhe vendet e tyre të lëshimit do të vihen në shënjestër nëse prej lëvizjeve të tilla kërcënohet personeli rus.

Nebenzia kërkoi mbajtjen e një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit, ku të diskutohet mundësia e një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake nga ana e Perëndimit. Shtëpia e Bardhë thotë se po vazhdon të vlerësoje të dhënat e inteligjencës e të diskutojë me aleatët mbi mënyrën e përgjigjes, transmeton tch.

Ndërkohë, ekspertë të organizatës së ndalimit të armëve kimike OPCW janë nisur drejt Sirisë dhe do ta nisin hetimin e tyre të shtunën. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori