LAJMI I FUNDIT:

Nëse Spanja nuk e ratifikon protokollin në dhjetor, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s në janar

Nëse Spanja nuk e ratifikon protokollin në dhjetor, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s në janar

Ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO ka marrë mbështetjen e parlamenteve të 22 vende, nga gjithsej 29 shtete anëtare të NATO-s dhe procedurat janë në proces në gjashtë vende.

Mbetet e paqartë nëse Spanja do të jetë në gjendje të ratifikojë marrëveshjen deri në dhjetor kur është caktuar Samiti i NATO-s, për shkak të zgjedhjeve të planifikuara për 10 nëntor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot deklaroi se shpreson që procesi të përfundojë në Spanjë, por kjo mund edhe të mos ndodhë.

“Sipas raportimeve, ka shpresë se edhe ata do ta përfundojnë procesin deri në dhjetor. Por në çdo rast, hipotetikisht, nëse jo, mendoj se pas pushimeve, para dhe pas vitit të ri, mbledhja e parë e Këshillit Veriatlantik që zhvillohet çdo javë, mund të bëhet një ftesë dhe kështu të zyrtarizohej anëtarësimi i plotë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO”.

“Në këtë kontekst, unë mendoj se nuk është problem për vendin tonë duke pasur parasysh se këto afate në raste të tjera kanë zgjatur të paktën 18 muaj. Deri në dhjetor presim që kjo të përfundojë në 9 muaj, nëse zgjatet për një muaj nuk ka asnjë problem qoftë politik, sepse ky proces tashmë ka mbaruar”, tha Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori