LAJMI I FUNDIT:

Nëse shkoni shpesh në tualet pas kafesë, kjo është një shenjë e qartë!

Nëse shkoni shpesh në tualet pas kafesë, kjo është një shenjë e qartë!

Pas të keni pirë kaq shumë kafe – ja çfarë duhet të bëni menjëherë

Reklama

Pirja e kafesë shkakton dehidratim dhe ja si ta kompensoni atë.

Kafeja është një nga pijet më të popullarizuara në botë, e cila, përveç përparësive dhe përfitimeve të shumta për shëndetin, ka edhe efekte të padëshiruara. Një prej tyre është dehidratimi.

Kafeina ka efekt diuretik, që ndikon në hidratimin e trupit. Për këtë arsye, duhet të kujdeseni në konsumimin e kafesë, dhe gjithashtu rekomandohet që të pini një gotë ujë pas një filxhani të kësaj pijeje, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni një konsumues i rregullt i kësaj pijeje, ekspertët këshillojnë se nuk duhet të shqetësoheni shumë.

Kushdo që konsumon rregullisht kafe ose çaj me kafeinë zhvillon tolerancë dhe një filxhan kafe nuk ka një efekt të rëndësishëm në hidratimin e trupit.

Megjithatë, hulumtimet kanë treguar se pirja e dy deri në katër filxhanë kafe ka pak efekt në hidratim. Me pak fjalë, keni nevojë për ujë të mjaftueshëm, thjesht nuk keni nevojë ta teproni nëse pini kafe rregullisht.

Efekti diuretik i kafesë zvogëlohet me konsumimin e rregullt, por njerëzit që pinë kafe vetëm herë pas here mund ta ndjejnë më fort efektin dehidratues. Ata thjesht nuk kanë të njëjtin nivel tolerance si njerëzit që pinë kafe më shpesh.

Ekspertët këshillojnë se është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi ndiheni, si dhe sinjaleve të dërguara nga trupi juaj gjatë pirjes së kësaj pije popullore. Për shembull, nëse shkoni më shpesh në tualet, trupi juaj mund të dërgojë sinjale dehidrimi në mënyrë që të rrisni marrjen e lëngjeve për të kompensuar. /Telegrafi/


Në trend Shendetesi

Më shumë
Një procedurë e rrezikshme kozmetike po merr gjithnjë e më shumë 'viktima'

Një procedurë e rrezikshme kozmetike po merr gjithnjë e më shumë 'viktima'

Shëndetësi
Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut

Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut

Ushqim i shëndetshëm
Studimet tregojnë ditën kur ndodhin më shpesh sulmet fatale në zemër

Studimet tregojnë ditën kur ndodhin më shpesh sulmet fatale në zemër

Shëndetësi Lajme
Cilat vitamina mund të përdorni së bashku: Merren më shpesh për imunitet, por në këtë kombinim janë më të efektshmet

Cilat vitamina mund të përdorni së bashku: Merren më shpesh për imunitet, por në këtë kombinim janë më të efektshmet

Shëndetësi
Dieta me më shumë pemë do t’ju ndihmojë ta detoksikoni trupin, ka vetëm katër hapa

Dieta me më shumë pemë do t’ju ndihmojë ta detoksikoni trupin, ka vetëm katër hapa

Shëndetësi
Stërvitja më e mirë e trurit: Cilat janë përfitimet e leximit të çdoditshëm?

Stërvitja më e mirë e trurit: Cilat janë përfitimet e leximit të çdoditshëm?

Shëndetësi
Kalo në kategori