LAJMI I FUNDIT:

Nëse pranoni një e-mail të dyshimtë që ofrohen këshilla për coronavirusin, fshijeni atë menjëherë

Nëse pranoni një e-mail të dyshimtë që ofrohen këshilla për coronavirusin, fshijeni atë menjëherë

Kriminelët janë duke përdorur shpërthimin e coronavirusit në një përpjekje për të vjedhur informacione personale. 

Studiuesit e sigurisë kibernetike kanë identifikuar disa fushata ku hakerët pretendojnë se janë organizata të ligjshme shëndetësore për të ofruar këshilla për tu mbrojtur nga coronavirusi, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.


Përdoruesit po nxiten nga ekspertët që të mos klikojnë ndonjë e-mail që duket e dyshimtë.

Coronavirusi ka infektuar më shumë se 100,000 njerëz në të gjithë botën dhe ka mbytur rreth 3.400 njerëz.

Ekspertët e sigurisë kibernetike Cofense identifikuan dy e-mail që janë shfaqur në vazhdën e një shpërthimi shkatërrues.

Kriminelët po pretendojnë të jenë zyrtarë të grupeve të kujdesit shëndetësor, si Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (WHO).

Ata pretendojnë të ofrojnë udhëzime dhe informacion mbi shpërthimin e COVID-19, por përkundrazi shpresojnë të fusin viruse dhe të marrin kredencialet e përdoruesve.

Kyle Duncan dhe Ashley Tran, studiues të sigurisë në internet nga Qendra e Mbrojtjes së Cofense Phishing në SHBA, shkruajnë në një postim në blog: ‘Që nga lajmet për coronavirusin që goditën titujt kombëtar, shumë akterë kanë synuar përdoruesit e dyshimtë’.

Studiuesit shtojnë: ‘Ndërsa ekzistojnë shumë fushata për masat më të fundit të sigurisë, të gjithë pretendojnë se janë organizata të njohura shëndetësore ose mjekë, dhe ky e-mail ndryshon në metodat e saj, për t’i nxitur përdoruesit t’i klikojnë ato’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori