LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk i bëjnë këto dy gjëra, ata ‘do të vdesin’ – Elon Musk vjen me këshilla për drejtuesit e rivalit të Tesla-s, Rivian

Nëse nuk i bëjnë këto dy gjëra, ata ‘do të vdesin’ – Elon Musk vjen me këshilla për drejtuesit e rivalit të Tesla-s, Rivian

Elon Musk nuk është shprehur i befasuar nga lajmi i keq që ka goditur rivalin e Tesla-s, Rivian. Madje ai thotë se ka paralajmëruar për këtë për disa kohë.

Të mërkurën, Rivian njoftoi një tremujor dhe perspektivë zhgënjyese dhe tha se do të zvogëlonte numrin e punëtorëve me pagë me afërsisht 10%.


Dhe menjëherë pas kësaj, Musk shkroi në X se prodhuesi rival i automjeteve elektrike do të falimentonte së shpejti, nëse gjërat rrjedhin sipas trajektores aktuale, duke shtuar: “Ndoshta kjo trajektore do të ndryshojë, por deri më tani nuk ka ndodhur”.

“Ata duhet të ulin kostot në masë dhe ekipi ekzekutiv duhet të jetojë në fabrikë ose ata do të vdesin”, shkroi Musk, përcjell Telegrafi.

Miliarderi ka paralajmëruar më parë për sfidat e Rivian, vënë në pah mediat e huaja.

Në qershor 2022, ai tha se këshilla e tij për kompaninë do të ishte “të ulë kostot menjëherë në të gjithë bordin në mënyrë dramatike ose ato do të jenë të dënuar”.

Ndryshe, deklarata e tij vjen pasi që aksionet e Rivian ranë deri në 26%, rënia e tyre më e madhe dhe niveli më i ulët që kur kompania u bë publike në vitin 2021.

CEO i Rivian, RJ Scaringe vuri në dukje normat e larta të interesit si një nga sfidat kryesore të prodhuesit të automjeteve elektrike, diçka që Musk e ka përshkruar si pengesë të Tesla-s gjithashtu.

“Biznesi ynë nuk është imun ndaj pasigurive ekzistuese ekonomike dhe gjeopolitike, veçanërisht ndikimi i normave të larta historikisht të interesit, të cilat kanë ndikuar negativisht në kërkesë”, citohet të ketë thënë Scaringe.

Por kjo nuk është sfida e vetme.

Rritja e shitjeve të EV-ve, megjithëse është ende e fortë, kohët e fundit është ngadalësuar, duke nxitur Ford-in dhe GM-në të anulojnë planet e tyre të prodhimit. /Telegrafi/