eksperti-banner

Që nga data 1 janar i vitit 2017 autoritetet në Kroaci kanë në plan të aplikojnë një tatim vjetor prej 100 eurosh për të gjithë pronarët e qenve.

Në qoftë se ligji hyn në fuqi, tatimin e ri duhet ta paguajnë afro 350 mijë veta.


Sipas autorëve të projektit në këtë mënyrë pronarët do të kontrollojnë popullimin e kafshëve në vend.

Kjo ofertë përkrahet edhe nga shoqatat për mbrojtje të kafshëve. /lajmi.net/