"Nëse ke nevojë për frymëzim, gjeje diku tjetër", Lela Seferi e ashpër pas publikimit të këngës së re të Leos

Leonardo Gashi ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “Ex”, një baladë emocionale që shumë fansa e kanë interpretuar si një dedikim për ish-partneren e tij, Lela Seferin.
Kënga, e cila flet për ndarje dhe reflektim pas një lidhjeje, duket se ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, veçanërisht nga ndjekësit e çiftit të njohur që u lidh gjatë Big Brother VIP Kosova.
Por menjëherë pas publikimit, Lela ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se kënga mund të jetë frymëzuar nga marrëdhënia e tyre.
- YouTube www.youtube.com
“Artisti mund të shkruajë çfarë të dojë, por realiteti s’është këngë. Unë nuk jam inspirim për askënd. Historia ka marrë fund", shkroi ajo në InstaStory.
Në një tjetër pjesë të reagimit, Lela shtoi: “Nëse ke nevojë për frymëzim, gjeje dikë tjetër. S’jam më refren në jetën tënde".
Për momentin, Leonardo nuk ka komentuar publikisht mbi deklaratën e ish-partneres, duke lënë hapësirë për më shumë spekulime rreth lidhjes së përfunduar mes tyre.
Duket se ndarja e tyre ka qenë e tensionuar në bazë të fjalëve e këtyre 'thumbave' që janë shprehur. /Telegrafi/




























































