LAJMI I FUNDIT:

“Nëse ju e lexoni, do të thoshit: Si dikush mund të bëjë këtë gjë!”: Letra e hebreut, e varrosur në Auschwitz – e zbuluar pas 30 vjetësh (Foto)

“Nëse ju e lexoni, do të thoshit: Si dikush mund të bëjë këtë gjë!”: Letra e hebreut, e varrosur në Auschwitz – e zbuluar pas 30 vjetësh (Foto)

Në një letër që ai kishte varrosur në Auschwitz, një burrë hebre, tha se kishte menduar t’i merrte jetën vetes disa herë, pasi u detyrua të largonte trupat e të burgosurve të tjerë nga dhomat e gazit në kampin e vdekjes.

Por, sipas asaj që thuhet më tej, ishte ndjenja e hakmarrjes ajo që e bënte që mos të merrte një veprim të tillë.


Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Marcel Nadjari, një tregtar hebre nga Greqia, i cili ishte dërguar në kampin e përqendrimit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai tregon përvojën e tij në një letër të cilën e kishin varrosur ai dhe të burgosurit e tjerë, letër e pazbuluar për më shumë se 30 vjet.

“Ne të gjithë këtu vuajmë gjëra që mendja e njeriut as nuk mund t’i imagjinojë”, shkroi Nadjari në një tekst që ai fshehurazi shkroi në fund të vitit 1944, para se kampi të çlirohej në fillim të vitit 1945.

“Nën një kopsht, ka dy dhoma bodrumi: njëra është menduar për zhveshje, e tjetra është një dhomë vdekjeje”, kishte shkruar ai.

“Njerëzit hyjnë lakuriq dhe kur ajo është e mbushur me rreth 3,000 njerëz, ajo mbyllet dhe ata janë të mbuluar nga gazi”.

Nadjari, i cili i shpëtoi Holokaustit dhe vdiq në Nju Jork në vitin 1971 në moshën 57 vjeçe, ishte caktuar për njësinë “Sonderkommando” të të burgosurve, i cili merrte trupat nga dhomat e gazit dhe i digjte ato në një krematorium.

Letra e tij u zbulua në vitin 1980 në afërsi të “Crematorium III” dhe, duke përdorur një teknikë të re të imazhit, ekspertët ishin në gjendje për të rindërtuar fjalët e tij, të cilat ishin pothuajse tërësisht të palexueshme.

“Nëse ju lexoni në lidhje me gjërat që kemi bërë, ju do të thoshit: Si dikush mund të bëjë këtë gjë, të djeg shokët e tij, hebrenjtë?”, shkroi ai në letër. “Kjo është ajo që thashë në fillim, gjithashtu, edhe e mendova shumë herë”.

Sipas historianit me prejardhje ruse Pavel Polian, letra e Nadjarit dhe tetë dokumentet e tjera të gjetura “janë dokumentet më qendrore të Holokaustit.”

Letra thuhet se do të botohet për herë të parë në revistën Instituti për Historinë Bashkëkohore në Mynih.

Ajo u gjet gjatë një gërmimi të studentëve në vitin 1980 në një pyll afër rrënojave të “Auschwitz-Birkenau’s crematory III”.

Pesë veta kishin shkruar mesazhet e tyre, shumica në Yiddish – një gjuhë që përdorej nga hebrenjtë në Evropën Qendrore dhe Lindore përpara Holokaustit.

Sipas Polian, rreth 100 prej gati 2,000 të burgosurve të Auschwitz që ishin të ngarkuar me asgjësimin e kufomave i kanë mbijetuar kampit të përqendrimit. Nga pesë që e shkruan letrën dhe varrosën mesazhet, Nadjari ishte i vetmi i mbijetuar.

Në vitin 2013, një specialist rus ka kaluar një vit duke punuar në zbërthimin e shkrimit të Nadjari.

“Tani mund të lexojmë 85 deri 90 për qind”, tha Polian.

Përkthime në gjuhën angleze dhe greke janë në punë dhe janë planifikuar të publikohen në nëntor, shtoi ai. /Telegrafi/